LAJMI I FUNDIT:

Nafta e papërpunuar po tregtohet në nivelin 68.13 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar po tregtohet në nivelin 68.13 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës së papërpunuar po tregtohet në nivelin 68.13 dollarë për fuçi.

Rritja e shqetësimeve rreth kërkesës për karburant duket të jetë faktori kryesor i bisedimeve të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore në Samitin e G20-së, duke paralajmëruar se rritja ekonomike botërore mund të ndikohet për shkak të një lufte tregtare potenciale dhe tensioneve në rritje gjeopolitike, përcjell Telegrafi.


Rritja ekonomike dhe rritja e kërkesës për naftë janë të ndërlidhura ngushtë me rritjen e konsumit të karburantit për tregti, udhëtime dhe automobila.

Samiti i G20-së: Të ruhet dialogu ekonomik
Lexo po ashtu Samiti i G20-së: Të ruhet dialogu ekonomik

Kompanitë amerikane të energjetikës javën e kaluar ulën më së shumti numrin e platformave të naftës që nga marsi pasi norma e rritjes është ngadalësuar gjatë muajit ose më shumë, me rënien e fundit të çmimeve të papërpunuara. /Telegrafi/