LAJMI I FUNDIT:

Na thoni ç’muzikë dëgjoni, t’ju themi disa tipare të personalitetit që as vetë nuk i dinit

Na thoni ç’muzikë dëgjoni, t’ju themi disa tipare të personalitetit që as vetë nuk i dinit

A ju ka pyetur dikush ndonjëherë çfarë lloj muzike ju pëlqen të dëgjoni?

Ndonëse kjo pyetje duket e thjeshtë, njerëzit hezitojnë paksa, sepse janë të vetëdijshëm që përgjigjja është një reflektim jo vetëm për shijen tonë muzikore, por edhe për atë që ne jemi si person.


Një studiues i psikologjisë muzikore studioi se si preferencat tona muzikore janë të lidhura me personalitetin tonë.

Dr Adrian North ka zbuluar, bazuar në një studim të realizuar në më shumë se 36,000 pjesëmarrës, se me të vërtetë ekziston një marrëdhënie midis personalitetit tonë dhe muzikës së preferuar.

1.) Rap ose Hip-Hop

Nëse ju pëlqen rap ose hip-hop, mund të keni tiparet e mëposhtme:

⦁ Vetëvlerësim i lartë
⦁ Jo shumë miqësor me mjedisin
⦁ Njerëz që bëjnë shoqëri shumë lehtë

Këta njerëz shijojnë çdo lloj aktiviteti që lidhet me muzikën, përfshirë vallëzimin dhe këndimin së bashku. Si një ekstrovert, ju pëlqen t’i fshini ndjenjat tuaja të vërteta dhe të mos e shfaqni veten 100% siç jeni tek të tjerët.

2.) Heavy Metal

Nëse jeni një tifoz i kësaj muzike:

⦁ Karakter i qetë
⦁ I rezervuar
⦁ Vetëvlerësim i ulët

Edhe pse njerëzit e pasionuar pas kësaj rryme muzikore kanë vetëvlerësim të ulët, ata janë të kënaqur me veten e tyre. Ata janë gjithashtu delikate, ashtu si adhuruesit e muzikës klasike.

Keep calm and let the music play on

3.) Indie Rock

Kjo lloj muzike tregon se keni personalitetin e mëposhtëm:

⦁ Dembel
⦁ Krijues
⦁ Kokëfortë

Gjithashtu njësoj si njerëzit që e duan muzikën Heavy Metal, ata që pëlqejnë Indie Rock kanë vetëvlerësim të ulët, këshillon Living. Ata janë gjithashtu të hapur për të provuar gjëra të reja, kjo është arsyeja pse ata konsiderohen më të aftë në muzikë.

4.) Roku klasik

Nëse ju pëlqen rock, por jo tipi indie, thjesht rock klasik, ju jeni një njeri me tiparet e mëposhtme:

⦁ Egoist
⦁ Njeri që i merr gjërat lehtë
⦁ Jo shumë punëtor

Prireni ta “ përdorni “ muzikën për të normalizuar dhe qetësuar gjendjen tuaj shpirtërore.

5.) Punk Rock

Nëse kjo është muzika juaj e preferuar, ju jeni:

⦁ Energjik
⦁ Njerëz aspak empatikë (nuk e vendosni veten në vendin e tjetrit)
⦁ Ekspresivë

Sipas Dr. North, këtu janë preferencat e tjera muzikore dhe ato që thonë ata për ju:
Muzika Folk, Blues, ose Jazz: Reflektuese, shumë krijuese dhe mendjehapur

Muzika folk: të vërtetë me veten e të tjerët, shumë empatikë, ekstrovertë dhe punëtorë.

Dr Tomas Chamorro-Premuzic, bashkautor i studimit të Dr. North, thotë se personaliteti ynë mund të ndryshojë me muzikë. Për shembull, një person që është agresiv mund të bëhet edhe më shumë agresive nëse ai ose ajo dëgjon një lloj të caktuar të muzikës që inkurajon këtë qëndrim. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori