LAJMI I FUNDIT:

Muzeu i së Ardhmes në Dubai – brenda “syrit” që pritet të jetë një nga “mrekullitë” e botës!

Muzeu i së Ardhmes në Dubai – brenda “syrit” që pritet të jetë një nga “mrekullitë” e botës!

Shoferet në Rrugën Sheikh Zayed, autostrada më e madhe në Dubai, do të vënë re se si duket një sy gjigant që ngrihet përkrah Kullave ikonike Emirates.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është projekti më i ri për ta bërë këtë vend edhe më të famshëm.

Ai që do të quhet “Muzeu i së Ardhmes” qëndron i mbyllur në çelik, i zbukuruar me kaligrafi arabe.

Dizajni tashmë ka fituar çmime, megjithëse muzeu nuk hapet deri vitin tjetër.

Planet për pamjen e brendshme janë po aq ambicioze.

Muzeu synon të shërbejë si një bazë për eksplorimin e sfidave dhe teknologjive më të mëdha që do të formësojnë të ardhmen, nga ndryshimi i klimës deri tek përparimet mjekësore.

Ky muze thuhet se është një iniciativë e Fondacionit Dubai Future, i udhëhequr nga sundimtari i Dubait Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili ka një mandat për ta bërë qytetin një “qendër për inovacionin dhe një provë për teknologjitë në zhvillim”.

Shaun Killa, kreu i firmës së arkitekturës Killa Design, thotë se kërkesat teknike të muzeut e bënë këtë projekt “më ambicioz” për të cilin ka punuar. /Telegrafi/