LAJMI I FUNDIT:

Mustangu elektrik që as nostalgjikët e klasikut nuk i rezistojnë

Mustangu elektrik që as nostalgjikët e klasikut nuk i rezistojnë

Projekt jashtëzakonisht i suksesshëm i kompanisë britanike Charge Cars, po cilësohen dy motorë elektrikë që në mënyrë të kombinuar prodhojnë 540 kuaj-fuqi.

Në kompaninë britanike që u themelua në Londër, nuk janë marr me modifikime e restaurime duke u bazuar në Ford Mustang Fastback i prodhuar në vitin 1967, pasi vendosën që gjithçka nga fillimi ta prodhojnë dhe të ketë masa që i përshtaten standardeve të tyre, transmeton Telegrafi.


Fotografitë e publikuara më poshtë tregojnë sesi duket edicioni i riprodhuar i modelit të vjetër/ri i Charge që u prodhua në vetëm 499 njësi, e ndryshimi më i madh prej origjinalit është motori V8, që u zëvendësua me dy motorë elektrikë.

Në mënyrë të kombinuar ata prodhojnë mbi 540 kuaj-fuqi, dhe ka një bateri prej 62 kWh që i sigurojnë 320 kilometra vozitje me vetëm një mbushje. Statistikat e shpejtësisë nuk janë bërë të ditura, por dihet se Mustang nga 0-100 e arrin për katër sekonda.

Qmimi fillestar për këtë veturë punë-dore sillet rreth 417 mijë euro, kurse Charge Cars do t’ua ofroj blerësve edhe mundësi të shumta të personalizimit të mjetit. /Telegrafi/