LAJMI I FUNDIT:

Mustafa tregon detajet e takimit me kancelaren Merkel për kompaninë gjermane “Bilfinger”

Mustafa tregon detajet e takimit me kancelaren Merkel për kompaninë gjermane “Bilfinger”

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se e habit që në këtë krizë energjetike, kur është vendi, është hapur nga qeveria si diskutim tema e kompanisë gjermane “Bilfinger”, e cila vite më parë dëshironte të investonte në Termocentralin Kosova A.

Sipas tij, ekzekutivi i tanishëm duhet të gjejë problemet e kësaj situate në vend se të merret me të kaluarën.

Mustafa deklaroi se në kohën kur ai qeveriste, “Bilfinger” projektin e kishte prezantuar vetëm me programin Power Point.


“Unë kur kam ardhur si kryeministër, jam njoftuar se është një iniciativë e një kompanie gjermane që dëshiron të rivitalizojë Kosovën A ose që në hapësira të Kosovës A të instalohen pajisje të reja. Më vonë s’kemi qenë të sigurt a janë të reja, apo janë të përdorura në ndonjë termocentral në Gjermani, që e kishin mbyllur. Sipas tyre, do të prodhoheshin rreth 800 megavat energji elektrike në 400 rotorë prej 500 rotorëve. Është prezantuar vetëm si propozim, janë dhënë disa sllajde, për atë se si ata i kanë parë të vendosur gjeneratorët e rinj në vend të atyre të vjetërve”, tha Mustafa për Klan Kosova.

Ish-kryetari i LDK-së ka treguar se kur ishte në Gjermani për një vizitë, çështjen e “Bilfingerit” e kishte folur edhe me kancelaren e atëhershme gjermane, Angela Merkel.

“Kur kam shkuar në Gjermani, në bisedë me kancelaren Angela Merkel, është hapur kjo çështje, nga insistimi i firmës. Pse ne s’po punojmë në jetësimin e rivilatizimit të Kosovës A? Kam thënë se askush nuk e ka kundërshtuar rivitalizimin, por se jemi duke pritur firmën të vijë me propozime konkrete”.

“Në të njëjtën ditë u morëm vesh që të ulemi me përfaqësuesit e kompanisë dhe të bisedojmë. E mbajtëm një takim atë ditë, i pyetëm se ku janë. Ata na thanë se janë duke e bërë studimin, ne u kemi kërkuar: Sa do të jetë kostoja e një projekti të tillë, cilat janë burimet e financimit, çfarë ofron firma ‘Bilfinger’ pos montimit të stabilimenteve atje, të bëhet studimi i fizibilitetit, të shihet arsyeshmëria ekonomike e investimeve të tilla, të përcaktohet afati se kur përfundon ky investim, të përcaktohet norma e kthimit të investimit”.

Sipas tij, në atë takim asnjëherë nuk është treguar se sa do të jetë shuma apo se nuk kishte diçka konkrete.

“Në asnjë rast nuk është folur se shteti gjerman do të japë kaq para për ndërtimin e saj, sepse nuk ka pasur asnjë ide të financimit. Ata na kanë premtuar se për 15 ditë do të na dërgojnë propozimet iniciale, nuk na i kanë dërguar as për 15 ditë dhe asnjë kohë. Kabineti im ka insistuar t’i kemi vazhdimisht. Ata na premtonin, por kurrë nuk e ke kemi marrë asnjë propozim konkret për asnjë çështje. Çështja e Kosovës A nuk ka qenë çështje që mund të shprehet në fletë të bardhë. Kishte vetëm ide teknike se ne do ta bëjmë kështu gjeneratorin e dytë, të tretë, të katërt, duke e prezantuar me pamje në Power Point, por nuk ka pasur ide se kush do ta financojë edhe pse ne e kemi kërkuar”, ka thënë Mustafa.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori