LAJMI I FUNDIT:

Mustafa takon Mogherinin, i thotë se janë përmbushur kriteret për vizat (Video)

Mustafa takon Mogherinin, i thotë se janë përmbushur kriteret për vizat (Video)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë\Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, Isa Mustafa e njoftoi përfaqësuesen e lartë të BE-së për progresin e gjithanshëm në Kosovë.


“Kryeministri Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Gjatë takimit, thuhet se është diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

“Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme”.

“Kryeministri Mustafa dhe znj. Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke pas parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociiim do të hyj në fuqi nga 1 prilli”.

“Znj. Mogherini theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënie të parë kontraktuale në mes të BE-së dhe Kosovës, dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për të punuar me kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë për të promovuar progresin e mëtutjeshëm në agjendën BE-Kosovë. Ajo konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/