LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Qeveria nuk bëhet me Radoiçiqat e Veselinoviqat

Mustafa: Qeveria nuk bëhet me Radoiçiqat e Veselinoviqat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës jo shumicë.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin”.


Postimi i plotë i Mustafës:

“Të nderuar miq,

Nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin.

Kosovës i nevojitet një qeveri me shumicë shqiptare, e cila respekton plotësisht të drejtat e popullatës joshumicë.

LDK nuk do të bashkëpunojë me ata që nuk zgjedhin mjete për të ardhur në Qeveri, por do të bashkëpunojë dhe do të bashkëqeverisë vetëm me ata të cilët nuk diktohet nga krimi dhe nga Lista Serbe për të qeverisur Kosovën. IM”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/