LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Qeveria e përkushtuar në krijimin e kushteve për investime nga diaspora

Mustafa: Qeveria e përkushtuar në krijimin e kushteve për investime nga diaspora

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar Fabrikën e Tekstilit Kosovatex, ku është takuar me drejtuesit dhe ka vizituar ambientet e punës si dhe punëtorët.

Pas vizitës, kryeministri Mustafa ka vlerësuar lartë punën dhe rezultatet e arritura nga kjo Fabrikë duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për të krijuar kushte sa më të volitshme për bizneset në Kosovë.


Sipas një komunikate, kryeministri Mustafa tha se bëhet fjalë për biznes botëror, një kompani Holding e shtrirë në tërë botën, me mbi 12 mijë të punësuar, e shpërndarë në 25 shtete në 150 lokacione e që ka marrë besimin e institucioneve botërore në kryerjen e shërbimeve.

“Është fjala për një biznes shumë të suksesshëm, i cili tërë prodhimtarinë e tij e eksporton në Gjermani përkatësisht në vendet e Bashkimit Evropian. Ne dëshirojmë që të zhvillojmë këso biznese. Dëshirojmë që të ofrojmë kushte sa më të mira që diaspora jonë dhe njerëzit tanë që kanë treguar suksese të jashtëzakonshme në biznes të jenë edhe këtu në Kosovë”, tha kryeministri.

Më tej, kryeministri Isa Mustafa tha se gjatë takimit kanë dëgjuar vlerësimet e tyre, vërejtjet e tyre për çështjet të cilat duhet edhe Qeveria qendrore edhe komuna dhe subjektet tjera t’iu ndihmojnë që ato t’i zgjidhin sa më shpejt, në mënyrë që të lehtësohet të bërit biznes.

E Lazim Destani, pronar i Fabrikës Kosovatex tha se gjatë takimit e kanë informuar kryeministrin për punët e deritashme që Kosovatex ka bërë, e cila ka filluar punën para 6 viteve dhe gjithmonë është në rritje e sipër. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+

GO+
Kalo në kategori