LAJMI I FUNDIT:

Mustafa ngushëllon familjen e akademikut Latif Susuri

Mustafa ngushëllon familjen e akademikut Latif Susuri

Me rastin e vdekjes së akademikut Latif Susuri, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Susuri. Mustafa ka theksuar se ndarja nga jeta e Susurit është humbje e madhe për familjarët, miqtë kolegët dhe për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Susuri, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve dhe qytetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Akademik Latif Susurit. Në telegramin e ngushëllimit, kryeministri Mustafa thekson se kjo është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët, për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve si dhe për shkencën në Kosovë”, thuhet në ngushëllimin e tij.


Sipas Mustafës, akademik Latif Susuri, me përkushtimin dhe punën shumëvjeçare shkencore e hulumtuese në fusha të ndryshme të bujqësisë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shkencën kosovare në përgjithësi.

“Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Familjes Susuri dhe qytetarëve të Kosovës”. /KosovaPress/