LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kur njerëzit e Albin Kurtit sulmuan shtëpinë time me bomba molotovi nuk kishte mbrojtje speciale

Mustafa: Kur njerëzit e Albin Kurtit sulmuan shtëpinë time me bomba molotovi nuk kishte mbrojtje speciale

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas kërcënimit që mori kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se i është kujtuar koha kur është sulmuar shtëpia e tij, në vitin 2016.

“Mbrëmë u njoftuam se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Kryeministrit Kurti, pas një kërcënimi që i ishte bërë. Më erdhi keq! Më vonë u tha se ishte një kërcënim nga adresa Shit e Blej! Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016  sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës,  me bomba molotov”, shkruan Mustafa.

Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij
Lexo po ashtu Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij

Tutje, Mustafa thotë se kur ka shkuar në shtëpi, bashkëshortja e tij i ka treguar për ngjarjen, teksa thekson se nuk ka pasur as njësi speciale as mbrojtje speciale.

“Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia.  Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur. Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale.  Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar. Kujtime të rënda”, shkruan ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje pas raportimit në media për kërcënimin që i është bërë kryeministrit Albin Kurti.

Kërcënimi ndaj kryeministrit Kurti, Policia jep detajet – thotë se Njësia Speciale nuk ishte e angazhuar
Lexo po ashtu Kërcënimi ndaj kryeministrit Kurti, Policia jep detajet – thotë se Njësia Speciale nuk ishte e angazhuar

Policia në një komunikatë për media thekson se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa njofton Njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.

“Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore. Fillimisht Policia e Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë personale të Kryeministrit përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit. Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori