LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova ka rezerva të mjaftueshme të grurit, bujqit tonë edhe në këtë kohë po prodhojnë për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve

Mustafa: Kosova ka rezerva të mjaftueshme të grurit, bujqit tonë edhe në këtë kohë po prodhojnë për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka njoftuar se Kosova ka grurë të mjaftueshëm dhe se rajoni është i furnizuar mjaftueshëm.

Mustafa gjatë një konference për medie, pas gjendjes së paraqitur nga Coronavirusi, ka thënë se bujqit kosovar po prodhojnë mjaftueshëm për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve.


“Edhe në këtë kohë që po kalojmë, bujqit tonë mund të prodhojnë në sasi dhe cilësi, për përmushjen e nevojave elemetare të familjeve kosovare. Kemi grurë të mjaftueshëm. Nuk ka krizë në rajon me furnizim”, tha Mustafa, përcjell Telegrafi.


Ai ka shtuar se është siguruar koridori i furnizimit për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Në koordinim të vazhdueshëm me homologët e mi në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut, kam arritur të siguroj korridor për furnizim për bujgësinë dhe blegtorinë, duke evituar kështu një krizë për këta dy sektorët”, tha ai.

Ministri Mustafa ka treguar se ka intensifikuar pagesat për bujqit nga grantet dhe subvencionet e vitit 2019.

“Kam kërkuar intensifikimin e pagesave për përfituesit e granteve dhe subvencioneve, ku gjatë javës së kaluar janë paguar pagesat për më shumë se 1,700 bujqë në vlerë prej 2.45 milionë euro”, ka treguar ai. /Telegrafi/