LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova ka resurse të mahnitshme

Mustafa: Kosova ka resurse të mahnitshme

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në Facebokk se Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen nga institucionet.

“Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në aktivitetin vjetor tradicional ‘Të Qethat 2017’, në Bjeshkët e Studenicës në Istog. Pata nderin të takoj shumë bashkatdhetarë që jetojnë në vendet perëndimore e që na gëzojnë me praninë e tyre në manifestimet tradicionale që zhvillohen në Kosovë. Kosova ka resurse të mahnitshme të cilat duhet të përkrahen edhe më tej nga institucionet tona në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik, të ruhen prodhimet dhe artizanatet tona tradicionale dhe që vendi ynë të ec përpara”, ka thënë ai. /Telegrafi/