LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova e përkushtuar për thellimin e partneritetit të gjithanshëm me Shqipërinë

Mustafa: Kosova e përkushtuar për thellimin e partneritetit të gjithanshëm me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mustafa dhe Veliaj kanë biseduar për progresin që po arrihet në të dyja shtete, me theks të posaçëm për rezultatet në fusha konkrete që lidhen me përmirësime e jetës së qytetarëve të të dyjave vendeve.


“Kryeministri e njoftoi për zhvillimet në Kosovë si dhe për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, avancim të infrastrukturës dhe të kualitetit të jetës së qytetarëve, në të gjitha aspektet.

Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe të partneritetit, në të gjitha nivelet, me shtetin shqiptar”, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen, e njoftoi për angazhimet dhe rezultatet kryesore të punës së tij në këtë fazë, në krye të Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj, po ashtu, theksoi përkushtimin e gjithanshëm të Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe kryetari Veliaj biseduan edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë dhe në Shqipëri./Telegrafi/

unnamed (5)

unnamed (6)

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori