LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kërkohen investime serioze në shëndetësi

Mustafa: Kërkohen investime serioze në shëndetësi

Ish deputeti i LDK-së dhe profesori universitar i shkencave ekonomike, Muhamet Mustafa ka njoftuar se një nga rekomandimet kryesore të Institutit Riinvest nga raporti kërkimor që prezanton sot më temë “Bashkëjetesa me Covid-19, tri shtyllat e rimëkëmbjes”, është përfshirja urgjente e sektorit të shëndetësisë me intervenim të strukturuar dhe të kuantifikuar e me burime të sigurta deri në 4-5% të GDP-së sivjet dhe 6 % vitin e ardhshëm nga rreth 3% sa është tani.

Sipas tij, sektorit të shëndetësisë, duhet t’i japim prioritet për investime të shpejta për rritjen dhe konsolidimin e kapaciteteve teknike, pajisjeve dhe kapaciteteve humane, si dhe për përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor për të përballuar situata serioze siç është kjo me COVID-19 ose të ngjashme.


“Riinvest rekomandon që nga fondet e privatizimit të bëhet sa më parë një investim domethënës për ndërtimin e një Klinike moderne, me te gjithapajisjet që do të mund mundësonin të gjitha analizat dhe shqyrtimet diagnostike me standarde evropiane duke përfshirë këtu edhe aftësimin e shpejtë të stafit vendor për përdorimin e tyre në kuadër të një bashkëpunimi me ekspertë ndërkombëtarë për një periudhë të caktuar kohore. Kjo do të reduktonte dukshëm nevojën për të shpenzuar fonde publike e private jashtë vendit dhe siguronte një barazi në qasje në shërbime cilësore për gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

KERKOHEN INVESTIME SERIOZE NE SHENDETSI Një nga Rekomandimet kryesore te Institutit Riinvest nga Raporti kerkimore…

Publiée par Muhamet Mustafa sur Vendredi 17 juillet 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori