LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Buxheti do të ketë efekte pozitive makroekonomike

Mustafa: Buxheti do të ketë efekte pozitive makroekonomike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se fakti se është arritur marrëveshje që për herë të parë të kemi një buxhet 2 miliardë euro, do të ketë efekte pozitive makroekonomike për vendin tonë.

Ai këto komente i bëri gjatë një konference për media me ministrin e Financave, Abdullah Hoti, ku tha se aprovimi i buxhetit është hapi i parë dhe me këtë buxhet Qeveria do t’i përmbush interesat e qytetarëve.


Kurse, ministri Hoti tha se buxheti është i qëndrueshëm.

“Ne kemi diskutuar për buxhet me komuna dhe për herë të parë është biseduar edhe me shoqëritë civile. Parimet kryesore janë ruajta e qëndrueshmërisë së këtij buxheti duke pas rritje kapitale, ky buxhet ka mbështetje të plotë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar”, tha ai.

Sipas Hotit, ky buxhet siguron rritje ekonomike së paku për 4 për qind.