LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ata që penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë

Mustafa: Ata që penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri, Isa Mustafa, ka thënë se ata që penguan liberalizimin e vizave tash le të bëjnë zgjidhje.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata që penguan ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi i kanë të gjitha argumentet dhe raportet dhe konfirmimet nga organe dhe institucione kompetente se me demarkacionin e propozuar Kosova nuk humb asnjë metër katror.


“I kanë edhe kauzat politike, me të cilat kanë bërë fushatë të dhunshme. Dhe le të zgjedhin. Ose le të aprovojnë dhe amnistojnë kauzat e tyre të rrejshme politike, ose le të aprovojnë këto katër argument të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, le të hapin rrugën për liberalizim të vizave”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Ata që e penguan liberalizimin e vizave duhet ta ç’pengojnë!

1. E kanë Marrëveshjen e dy komisioneve shtetërore, të Kosovës dhe të Malit të Zi;

2. E kanë Raportin e Komisionit Ndërkombëtar të emëruar nga Presidentja Jahjaga

3. E kanë konfirmimin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se me marrëveshjen e 25 Gushtit 2015 nuk humb territor as Kosova dhe as Mali i Zi, dhe se SHBA e përkrahë këtë marrëveshje;

4. E kanë Raportin e Komisionit Profesional për Matjen e Territorit të Kosovës, në krye me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili Raport konfirmon se me këtë demarkacion Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror territor.

I kanë edhe kauzat politike, me të cilat kanë bërë fushatë të dhunshme. Dhe le të zgjedhin. Ose le të aprovojnë dhe amnistojnë kauzat e tyre të rrejshme politike, ose le të aprovojnë këto katër argument të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare, le të hapin rrugën për liberalizim të vizave”, (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori