LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Putini nuk do ta shohë fundin e luftës, vdekja e tij do t’i japë fund agresionit rus në Ukrainë

Musliu: Putini nuk do ta shohë fundin e luftës, vdekja e tij do t’i japë fund agresionit rus në Ukrainë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të jetoj aq gjatë sa ta shohë fundin e luftës.

Sipas Musliut, me vdekjen apo vrasjen e tij, agresioni rus do të përfundoj në Ukrainë.


“Lajm i mirë apo i keq? Putini nuk do të jetojë aq gjatë sa ta shoh fundin e luftës në Ukrainë! Megjithatë, mendoj unë që, nëse Putin vdes ose vritet, lufta në Ukrainë do të përfundojë!”, shkruan Musliu në Twitter.

Se Putini nuk do ta fitoj luftën në Ukrainë, e thotë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, duke shtuar se presidenti rus nuk do të ketë sukses me pushtimin e tij imperialist.

“Është e nevojshme që Putini të kuptojë se ai nuk do të ketë sukses me këtë pushtim dhe agresionin e tij imperialist – se ai duhet të tërheqë trupat”, ka thënë Scholz.

Po ashtu, ish-drejtori Qendrës ruse për Analiza e Politikave Aktuale, Sergei Mikheyev është shprehur se Puti nuk do të jetojë aq gjatë sa ta përjetoj fundin e luftës në Ukrianë.

“Nëse vazhdojmë të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe me këtë shpejtësi, ju dhe unë nuk do të jetojmë aq gjatë sa të shohim ndonjë sukses”, citohet të ketë thënë Mikheyev gjatë një paraqitje në televizionin qëndror rus.

Komentet e Mikheyevit erdhën mes akuzave ku ai goditi komandantët ushtarakë rusë dhe Kremlinin për atë që ai e përshkroi si “heshtje” e tyre në përgjigje të dështimeve në fushën e betejës dhe paralajmëroi se Rusia nuk mund të tërhiqej.