LAJMI I FUNDIT:

Musliu pas takimit me inspektorin e përgjithshëm të AKI-së: Komisioni për Siguri ka paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje

Musliu pas takimit me inspektorin e përgjithshëm të AKI-së: Komisioni për Siguri ka paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje

Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI), njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, pas takimit që zhvilloi sot me inspektorin e përgjithshëm të AKI-së, Kujtim Shala ka treguar se për çfarë kanë biseduar.

Musliu përmes një konference për media ka thënë se do ta ftojnë sërish Shalën në javën e parë të korrikut për raportim në Komisionin e AKI-së.


“Kishim në raportim inspektorin e përgjithshëm të AKI-së, Kujtim Shala i cili ka marrë mandatin që 6 muaj. Inspektori ka përgjegjësi për tri fusha e që janë: inspektimi i brendshëm, auditimi dhe hetimi. Dhe për këto tri fusha e mbajtëm përgjegjës… U dakorduam që Shalën ta ftojmë në javën e parë të korrikut, për shkak se ende nuk e kanë mbyllur raportin e Auditimit.

Auditimin brenda agjencisë e bën direkt inspektori, pasi në agjenci nuk lejohet të ketë auditor të jashtëm, pra bëhet auditim i përgjithshëm dhe po ashtu auditimi specifik për pasqyrat brenda Agjencisë”, ka thënë Musliu.

Tutje, deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së tha se ka qenë gjithmonë e zëshme sa i përket kushteve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ajo tha se është e pakënaqur me trajtimin e Policisë së Kosovës dhe se do të vazhdojë ta ngrisë këtë çështje.

“Si deputete e Kuvendit dhe si pjesë e PDK-së, ju i keni përcjell edhe seancat e kaluara ku unë kam qenë mjaft e zëshme, në drejtimin e përmirësimit të kushteve në polici, duke filluar nga morali i policit dhe kushtet tjera, paga, shujta, shtesa, sigurimet që nuk i kanë. Jam e pakënaqur me trajtimin e Policisë së Kosovës dhe do të vazhdojë ta ngrisë këtë çështje. Kam iniciuar edhe Projektligjin për pensionin e parakohshëm…Ne e kemi policinë më të vjetër në rajon”, tha ajo.

Ai shtoi se “tre policë janë kidnapuar nga shteti serbë, dy prej tyre janë 48 deri 62 vjet… e aq më tej për një ka shkuar nga pushimi mjekësor dhe sot nuk dimë asgjë për fatin e tyre. Mendoj që ngritja e kapacitete, ngritja e pagave, sigurimi, rrezikshmëria, shtesat e tjera dhe pensionimi duhet të rregullohet që të kemi një polici moderne e efikase”, tha Musliu.

Ajo po ashtu u shpreh se si kryetare e Komisionit Parlamentar të AKI-së, e ka paraqitur këtë rrezik dhe këtë situatë në të cilën gjendet sot Kosova.

“Si komision parlamentar, e kam paraqitur rrezikun që do të vijmë në këtë gjendje, gjithmonë duke iu referuar fakteve dhe argumenteve e raportimeve që i kemi pas nga terreni. Vet Agjencia nuk ka rol ekzekutiv, ata mbledhin informata e informojmë kryeministrinë, presidenten për gjendjen e sigurisë kombëtare. Ne e kemi paralajmërua që grupe të ndryshme kriminale po trajnohen në Rashkë për destabilizimin e veriut..Ne e kemi kryer punë tonë si Komision në fazën që po flasim. Qeveria nuk e ka marrë informata nga ne, por nga drejtori i AKI-së, që është ekskluzivitet i tij që t’i raportojë kryeministrit dhe presidentes. E, se sa i ka shfrytëzuar, ose se sa i ka përdorë nuk më bie mua të komentojë”, u shpreh Musliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori