LAJMI I FUNDIT:

Musliu – Haxhiut pas zhdukjes së mostrave të Deharit: Mos kukat, por jep dorëheqje

Musliu – Haxhiut pas zhdukjes së mostrave të Deharit: Mos kukat, por jep dorëheqje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi njoftoi se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Duke iu drejtuar ministres, Musliu ka thënë partia e cila është në pushtet e aktivist i së cilës ishte Dehari, ka abuzuar me rastin e tij.

“Znj. Haxhiu lej lojërat, mos kukat, mos u viktimizo, por jep dorëheqje. Një popull e keni terrorizu duke abuzuar me rastin e Astritit deri sa keni ardhë në pushtet”.

“Nuk ka justifikime më. Nëse ke veç pak ndjeshmëri e pak moral jep dorëheqje!”, ka shkruar deputetja e PDK-së në Facebook.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa aktivistë të tjerë.

Teksa Prokuroria atë kohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori