LAJMI I FUNDIT:

Musliu e quan skandaloz shërbimin shëndetësor brenda burgjeve

Musliu e quan skandaloz shërbimin shëndetësor brenda burgjeve

Dyshime për vdekjen e të paraburgosurit Naser Makolli, ka shprehur edhe Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili tha se dyshimet më të mëdha vijnë ngaqë Makolli ka qenë dëshmitar kryesor në rastin e Astrit Deharit.

“Ky rast ngritë dyshime të shumta sepse ky ka qenë dëshmitari kryesor në rastin Dehari dhe ky rasti i fundit është ende i pazbardhur. Tanimë ka edhe më shumë dilema dhe dyshime nëse ka lidhje mes këtyre dy rasteve. Ne duhet të kemi durimin që të marrim versionin zyrtar”, ka thënë Musliu në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Musliu ka vlerësuar që shërbimet spitalore brenda burgjeve janë skandaloze, përderisa e cilësoi këtë si shqetësim në rritje.

“Kjo përbën shqetësim shumë të madh, dhe është shqetësim në rritje. Ankesat për shërbimet mjekësore në SHKK është një nga problemet më të mëdha. Nëse kanë nevojë edhe një dhëmb me ndreq, detyrohen që me ‘ther’ veten në mënyrë që të marrin shërbim shëndetësor. Shërbimi shëndetësor nuk plotëson as kushtet minimale. Nëse del që ky i paraburgosur ka humbur peshë deri 50 kg, konsideroj se jo që duhet të bie krejt Shërbimi Korrektues i Kosovës por duhet të bie krejt shteti. Duhet të bëhet reformë e thellë, ata qytetarë që kanë masa të paraburgimit ose burgimit duhet të ndihen të sigurt në burgjet e Kosovës”, ka thënë Musliu. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori