LAJMI I FUNDIT:

‘Muskujt e barkut fitohen në kuzhinë’: Si t’i ndërtoni muskujt e barkut brenda katër javëve

‘Muskujt e barkut fitohen në kuzhinë’: Si t’i ndërtoni muskujt e barkut brenda katër javëve

Skulpturimi i barkut domosdoshmërish kërkon durim, konsistencë dhe, mbi të gjitha, përkushtim.

Por, ky përkushtim nuk duhet të jetë vetëm në palestër, transmeton Telegrafi.

Trajnerët e fitnesit tregojnë se asnjëherë nuk mund ta ‘mposhtni’ një dietë të keqe vetëm me ushtrime fizike. Kjo nënkupton se pavarësisht sa shpesh apo shumë ushtroni, asnjëherë nuk do të mundeni t’i krijoni muskujt e barkut nëse nuk kujdeseni për mënyrën si ushqeheni.

Phil Learney, trajner i fitnesit në Londër, ka disa këshilla nutricioni të cilat do t’ju ndihmojnë t’i ndërtoni muskujt e barkut brenda katër javëve.

1. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe të rafinuara kurdo që keni mundësi

2. Provoni të hani gjashtë herë në ditë – pothuajse çdo tri orë

3. Për çdo shujtë sigurohuni se përmban një porcion proteinash. Pra, shujtat duhet të përmbajnë vezë, peshk, pulë ose ushqime tjera që përmbajnë proteinë.

4. Mes shujtave konsumoni arra, fara, avokado, ullinj, etj.

5. Për mëngjes, sigurohuni të hani karbohidrate si tërshëra dhe frutat.

6. Për drekë, konsumoni patate të ëmbla, oriz të kaftë dhe fara quinoa.

7. Për darkë, përpiquni të hani perime

8. Pini shumë ujë!

9. Çdo 10 ditë shpërblejeni veten me një shujtë ku hani çfarëdo që jua ka ëndja.

10. Pas ushtrimeve mundohuni të përdorni suplemente të cilat ju furnizojnë me 40-50g karbohidrate dhe 20-30g proteinë. Kështu e stabilizoni sistemin hormonal për ta mundësuar rigjenerimin e indeve dhe e mbani sheqerin në gjak stabil.

Gjithashtu përpiquni që të ushtroni të paktën tri herë në javë./Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori