LAJMI I FUNDIT:

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Që kur Elon Musk mori drejtimin e X (dikur Twitter), videot janë bërë një artikull shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për këtë rrjet social.

Tani, X po lëshon një aplikacion që do të funksionojë në të gjitha pajisjet, transmeton Telegrafi.


Drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, njoftoi se po prezantohet “përmbajtja që mund të shikohet në televizorët e mençur”, domethënë një aplikacion që do të përmbajë një algoritëm për video, së bashku me tendencat dhe temat, dhe do të mundësohet nga inteligjenca artificiale.

Ky aplikacion do të jetë i disponueshëm për telefonat dhe televizorët e mençur kurse kompania dëshiron që të jetë diçka e ngjashme me YouTube.

Do të funksionojë në mënyrë të ngjashme – të dyja platformat, kur sugjerojnë se çfarë të shikoni, marrin parasysh historinë tuaj të kërkimit, atë që po shikojnë të tjerët, si dhe përmbajtjen e vetë videove.

X, do të përdorë AI për të sugjeruar video që është më e sigurt se do t’ju pëlqejnë. Një tjetër ngjashmëri midis X dhe aplikacionit YouTube është se do të mund të kaloni nga televizori në telefonin tuaj, dhe të vazhdoni të shikoni.

Do të mbështesë edhe “casting” nga telefonat, por ende nuk është thënë se kur do të dalë në treg saktësisht aplikacioni X video. /Telegrafi/