LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj tregon pse Kurti po manipulon me shifra duke krahasuar pagën e NjSI me atë të presidentes Osmani

Mushkolaj tregon pse Kurti po manipulon me shifra duke krahasuar pagën e NjSI me atë të presidentes Osmani

Analisti Imer Mushkolaj, e ka cilësuar manipulim deklarimin e kryeministrit, Albin Kurti, i cili reagoi pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) para Qeverisë.

“Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI)”, tha Kurti.


Ndërsa DebatPlus, Mushkolaj sqaroi se Kurti kur ka bërë llogaritjet për pagën e presidentes, nuk i ka kalkuluar mëditjet.

“Po manipulon. Këqyre çka po thotë janë 203 policisë që sivjet patë t ardhura më të lara se të presidentes, po i thotë të ardhurat e presidentes po ia thotë veç pagën bazë 1890, sa i ka të ardhurat Presidentja o zotni, ku i ka mëditjet, ku i shtesat. Pse po manipulon publikisht zotnia qysh”.

“Për policë po thotë se të ardhurat i kanë më të mëdha se presidentja për të po na tregon ve pagën bazë…”, ka thënë Mushkolaj.