LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Kurti duhet të gjejë zgjidhje kreative për veriun

Mushkolaj: Kurti duhet të gjejë zgjidhje kreative për veriun

Analisti Imer Mushkolaj, thotë se përgjegjësia për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës i takon kryeministrit Albin Kurti.

Përgjegjësia për gjetjen e një zjgidhje për situatën në veri të Kosovës, sipas analistit Imer Mushkolaj, është e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.


Ai në “Debat Plus”, ka theksuar se një kryeministër i përgjegjshëm vlerësohet kur gjen zgjidhje në momente të vështira, sic është situata e tanishme në veri.

Mushkolaj, e përmendi edhe kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili po qëndron mbyllur në objektin e komunës, gati që 40 ditë, nuk e zgjidhë asnjë problem.

“Më tepër se një vendosmëri  e Qeverisë, me mbajt me çdo kusht pushtetin, edhe pse nuk është çështje të mbahet pushteti me ata kryetar, ata janë të ligjshëm, për mua është problematike nëse ata nuk mund ta ushtrojnë funksionin, sepse ata nuk janë vetëm kryetar, kemi të bëjmë me aparaturë komunale që duhet të marrin vendime, nuk besoj që Hetemi i mbyllur në objekt, mund të ofrojë shërbime duke ndejt 38 ditë i mbyllur. Mundem me kuptu simbolikisht, por a është zgjidhë problemi, jo? Qeveria është përgjegjëse, për me zgjidhë problemin, nuk më intereson cka thotë Vuciqi, më intereson, që Kurti, të japë zgjidhje kreative, në një moment të vështirë. Një kryeministër i përgjegjshëm, e vlerësoj kur gjen zgjidhje në momente të vështira”, ka thënë ai.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë është që kryetarët e ri të komunave veriore duhet të japin dorëheqje në një moment të caktuar.

“Zgjidhjen e shoh dorëheqjen nga ana e kryetarëve në moment të caktum, por nuk po e shoh hapin e parë që duhet bërë. Qeveria po thotë, hapi i parë është të pastrohet veriu nga kriminelët e pretendum. Janë disa arrestime, por nuk e di sa është numri i kriminelëve, nuk e di kush janë. Nëse janë 40, 100 a po 200, le të na tregon Qeveria kur ka me pastru veriun nga këta eskponent problematikë”, u shpreh Mushkolaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori