LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Dikur e kishim SHBA-në, sot nuk kemi ku të ankohemi për dialogun në Bruksel

Mushkolaj: Dikur e kishim SHBA-në, sot nuk kemi ku të ankohemi për dialogun në Bruksel

Analisti Imer Mushkolaj, në Debat Plus ka vlerësuar se në anë e Kosovës nuk kanë mbetur as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij e gjithë kjo është si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti 2.

“Zoti Kurti absolutisht e ka pasur të qartë se zyrtarët e BE-së e SHBA-së kanë deklaruar se së pari duhet të themelohet Asociacioni pastaj vijnë të tjerat”, tha ai në RTV Dukagjini.


“Gjatë viteve të kaluara, pavarësisht paragjykimeve ndaj ndërmjetësit që ka qenë Bashkimi Evropian nëse ka qenë i njëanshëm apo jo, kanë qenë Shtetet e Bashkuara ata që e kanë mbajtur baraspeshën, pra kemi pasur një adresë ku të ankohemi”, ka deklaruar Mushkolaj.

Kurti: Asociacioni s'mund të dalë para 39 marrëveshjeve tjera si "qerrja para kuajve"
Lexo po ashtu Kurti: Asociacioni s'mund të dalë para 39 marrëveshjeve tjera si "qerrja para kuajve"

“Kësaj radhe për fat të keq nuk po shoh adresë kujt me ju ankua, pasi SHBA e BE janë në një linjë me dialogun. Pra qëndrimi i Serbisë dihet, nga sot edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian dihet por edhe i SHBA-së dihet pasi Escobar ka deklaruar se në fillim Asociacioni pastaj zbatimi i marrëveshjes”, ka deklaruar Mushkolaj.

Mushkolaj thotë se është temë për debat se si erdhi puna që edhe në Amerikë të mos kemi asnjë derë të hapur.

Analisti thotë se Kurti rrezikshmërinë e Asociacionit është dashur ta dijë qysh nga marrëveshja e Ohrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori