LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj dhe Rukiqi diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit me sektorin privat

Murtezaj dhe Rukiqi diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit me sektorin privat

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike në Kosovë, Berat Rukiqi me bashkëpunëtor.

Sipas njoftimit nga ATK, ky takim kishte për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin privat.


“Gjatë diskutimeve në takim drejtori Murtezaj, tha se do të angazhohet për raporte sa më të mira me përfaqësuesit e bizneseve, duke i inkurajuar që të adresojnë çështjet me të cilat ata përballen, duke premtuar trajtimin të barabartë dhe profesional të tyre. Ndër tjera, ai tha se roli i ATK-së është edhe në përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes dhe kjo do të jetë në fokus të punës së tij. E nga ana tjetër, Rukiqi, tha se ndër shumë kërkesa që vazhdimisht i kemi si komunitet, është edhe ajo e krijimit të një komunikim të hapur, në mënyrë që kërkesat tona të kenë përgjigje”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Murtezaj dhe Panxha diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes ATK-së dhe Klubit të Prodhuesve
Lexo po ashtu Murtezaj dhe Panxha diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes ATK-së dhe Klubit të Prodhuesve

Në fund, ATK thotë se është e fokusuar në avancimin e marrëdhënieve më tatimpaguesit në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formal, në mënyrë që të krijohet një konkurrencë e drejt për të gjitha bizneset. /Telegrafi/