LAJMI I FUNDIT:

​Murtezaj akuzon Hotin për nepotizëm dhe favorizim të bizneseve

​Murtezaj akuzon Hotin për nepotizëm dhe favorizim të bizneseve

Kryeministri i Kosovës po akuzohet për përfshirje në një rrjet kriminal të fshehjes së tatimeve me ndihmën e zyrtarëve të ATK-së, shlyerjes së borxheve, favorizim të bizneseve e nepotizëm në institucione të ndryshme.

Me gjitha këto ish-drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj i cili u shkarkua të premten nga Avdullah Hoti, theksoi se janë duke u marrë organet e drejtësisë, megjithatë shpreh dyshimin se të njëjtat po kanë ndikim nga politika. Shkarkimi i tij tha se ka ardhur pasi që ishte “pengesë” për kryeministrin, por që shton se do të ndjek rrugët ligjore.


Ai potencoi se miliona euro në ATK janë vjetërsuar, si rezultat i mosveprimit të zyrtarëve të këtij institucioni.

“Kemi pasur një dyshim për një rrjet kriminal në vijë vertikale me abuzime të detyrës zyrtare, si dhe me dëmtim të buxhetit me miliona euro në periudhën 2016-2018, nën dijeninë e drejtorit të përgjithshëm të ATK-së dhe ish-ministrit të Financave, e tash që është kryeministër. Si dhe heshtja e tyre ndaj denoncimeve të shumta për abuzim me detyrën zyrtare, për përfitime të jashtëligjshme nga ana e zyrtarit hetimor, për dhënie të mundësisë të funksionimit të bizneseve të lojërave të fatit pa licenca. Për mos ngritje të kallëzimeve penale për 301 raste, për 301 biznese në periudhën 2018 deri në shkurt të vitit 2019. Dhe për të gjitha këto është heshtur nga ana e linjës vertikale. Kjo sigurisht që është adresuar nga ana e imja me ardhjen në detyrë tek organet e drejtësisë, Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit. Dhe që për këtë sigurisht organet e drejtësisë do të japin fjalën e fundit”, u shpreh ai.

Në këtë kohë, Murtezaj tha se bizneset nuk janë trajtuar njëjtë, dhe se janë fshirë milionë euro borxhe pa dhënë askush llogari e përgjegjësi për veprime të tilla.

“Kemi mbi 7200 biznese të cilat për tri vite radhazi 2017-2019 kanë realizuar qarkullim mbi 3,5 miliardë euro dhe zero pagesë të tatimeve. Kjo ka qenë në dijeni të ish-menaxhmentit të ATK-së, ka qenë në dijeni të ish-ministrit të Financave tash të kryeministrit dhe nuk është vepruar absolut fare…Pastaj kemi mbrojtjen e bizneseve të caktuara nga njerëz të fuqishëm që kanë qenë në ATK. Pozita e zëvendësdrejtorëve. Iu janë krijuar favore bizneseve të caktuara, duke iu shmangur qindra mijëra euro tatime. Raste këto të cilat sigurisht që janë proceduar në organe të drejtësisë. Janë duke u trajtuar, por ushtrimi i ndikimit nga brenda ATK-së dhe jashtë ATK-së po i ngadalëson këto procese edhe do të heshtin të gjitha ato…(13:17) Nën dijeninë e plotë të menaxhmentit të ATK-së, të ish-ministrit të Financave, tash kryeministër, të evidentuara në raportin e institucionit ndërkombëtare janë lejuar të anulohen, të fshihen milionë euro borxhe pa dhënë askush llogari dhe përgjegjësi”, ka shtuar Murtezaj.

Përmes një konference për media, Murtezaj tha se në kohën sa ishte ministër i Financave, Hoti ka abuzuar me detyrën zyrtare kur ka lejuar të punësohen njerëz partiakë dhe familjarë në ATK.

“Pikërisht ky kryeministër ka qenë në pozitën e ministrit të Financave kur është lejuar skajshmërisht të abuzohet me detyrën zyrtare. Të pranohen njerëz të fëmijëve me ndikim në politikë, me ndikim në gjyqësor, me ndikim në Prokurorinë e Shtetit. A është ndryshe kapja e shtetit? Absolut nuk është. Tash këto raste që i potencova që i kemi proceduar në organet e drejtësisë, fatkeqësisht nuk po ngritën aktakuzë ndaj tyre. Pse? Sepse e kanë marrë fëmijët e prokurorëve në punë, ato janë të njohura edhe për opinionin, i kanë marrë fëmijët e gjyqtarëve, i kanë marrë fëmijët e deputetëve ose renë e deputetit. Pse? Për të bërë krimin e organizuar, dhe për të mbyllur gojët e të gjithëve. Kryeministri i vendin e dinë familjarët e tij që i ka punësuar në Ministrinë e Financave, pastaj të dërguar në Auditorin e Përgjithshëm”, ka shtuar Murtezaj.

Shkarkimin e tij e lidh me veprimet gjatë kohës sa ishte drejtor, meqë theksoi se është bërë pengesë për kryeministrin. Ai përmes një konference për media theksoi se vendimin për shkarkimin e tij e ka pranuar të premten pas orës 19:00.

Murtezaj ka përmendur edhe emra të përveçëm, duke thënë se ministrja e Financave ka ushtruar presion që të kthejë në punë zëvendësdrejtorin Hamdi Hoxha.

“Unë nuk kam bërë kërkesë për me më lirua nga detyra. Përveç që nuk kam bërë kërkesë, fatkeqësisht më duhet të përmend faktin se nga ministrja e Financave që ka qenë eprore e imja, asnjëherë nuk kam pasur një ftesë për një takim për të diskutuar për angazhimet që duhet të bëjmë si ATK. Përveç kërkesave dhe thirrjeve që kam pasur për të ushtruar presion për të mbrojtur interesat partiake të tyre, fillimisht me punësimin e 30 inspektorëve, për të cilit gjykata ka marrë vendim që ka qenë proces i jashtëligjshëm. Dhe ka qenë një presion i hatashëm i ministres së Financave, por edhe njerëzve tjerë të LDK-së që të më obligojnë si institucion që ne të vazhdojmë të mbrojmë shkeljet e ligjit që janë bërë në atë kohë…. (27:06) Hamdi Hoxha është një zyrtar i ATK-së i cili ka pesë kallëzime penale në Prokurorinë e Shtetit. E fatkeqësisht si rezultat i atij krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, nuk i ngritët aktakuza”, ka theksuar Myrtezaj në konferencë për media.

Ish-drejtori i ATK-së, tha se ky veprim është i kundërligjshëm dhe se do të ndjekë edhe rrugët ligjore.

Këto veprime sipas tij janë politike dhe dëmtuese për vendin.

“I kam tri arsyeje që kanë mundur të rrjedhin deri tek ky vendim. E para që mua më ndërlidhet me rastin e shkarkimit të drejtorit të PK-së, Rashit Qalajt. Me qëllim që të kamuflohet arsyeja e shkarkimit të Qalajt, e që ndërlidhet me procesin e arrestimit të kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, ka ndërmarr një veprim të radhës pa paramendim, pa konsultim paraprak, pa asnjë bazë juridike dhe merr vendim për shkarkim edhe të drejtorit të ATK-së dhe të doganave”, ka deklaruar ai.

Murtezaj ka shtuar edhe më tutje, duke e lidhur shkarkimin e tij me presionin e ministres Hykmete Bajrami për të lejuar zëvendësdrejtorin Nahit Sharku për të funksionuar pa dhënë llogari dhe për ta kthyer në punë zëvendësdrejtorin Hamdi Hoxhës.

Ai tha se objektivë e tij ka qenë llogaridhënia, përmirësimi i kualitetit të punës, reformimi i funksionit të sistemit të borxheve dhe rimbursimit, ku sipas tij në këtë periudhë sipas tij ka pasur përgjysmim te rimbursimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori