Mure të çarë e televizorë të rrëzuar – pamje që tregojnë pasojat e tërmetit në Shqipëri (Video)

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Shqipërinë rreth orës 5 e 35 minuta të pasdites.
Sipas raportimeve të deritanishme, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter.
Gjithashtu është bërë e ditur se dridhjet janë ndjerë dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Bosnjë.
Ndërkohë, disa pamje të siguruara nga BalkanWeb tregojnë pasojat e tërmetit të sotëm në një shtëpi në Dibër.
Në video duken qartë, të krisurat në mur, apo televizori e orenditë e tjera shtëpiake të rrëzuara përtokë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































