LAJMI I FUNDIT:

Murati thotë se SBASHK-u po i ndryshon kërkesat

Murati thotë se SBASHK-u po i ndryshon kërkesat

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë fjalës së tij në takimin me përfaqësuesit e SBASHK-ut në Komisionin për Arsim tha se SBASHK-u është duke ju thënë se kërkesat që janë plotësuar deri më sot nga ana Qeverisë së Kosovës nuk janë kërkesa të tyre.

E sipas tij, nëse SBASHK-u thotë që kërkesat e plotësuara deri më sot nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk janë kërkesa të tyre, dhe nëse për ta janë me rëndësi vlera monetare, atëherë ai kërkoi që kostoja buxhetore e kërkesave të realizuara deri më tani nga qeveria, t’i marrin dhe ta shohin mundësinë e kthimit të asaj vlere monetare në arritjen e kërkesës së tyre.


“Ndërsa sot këtu na u tha nga SBASHK-u që ato s’kanë qenë kërkesa të tyre. Nëse s’kanë qenë kërkesa e tyre, dhe të gjitha këto nuk janë të rëndësishme për SBASHK-un krejt çka është më rëndësi është vlera monetare, atëherë atë kosto buxhetore që kushtojnë ato mjete le të na thotë SBASHK-u dhe ne i marrim prej atyre alokimeve që kanë ndodh tashmë dhe shohim se sa mund të akomodohet si kërkesë, e njëjta shumë buxhetore. Mirëpo, mos të vihet dhe të na thonë që ato që janë bërë s’kanë qenë kërkesa”, tha ai.

Ai po ashtu tregoi se takimi  me kryetarin e BSPK-së ka ndodhur në muajin korrik dhe se e ka informuar për pakon buxhetore të cilën e ka bërë Qeveria, përcjell Telegrafi.

“Personalisht e kam takuar kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli në korrik në lidhje me këtë kërkesë. Dhe e kam njoftu që nuk ka nevojë për masa, pasi qeveria është duke punu…Edhe kur ka fillu greva, e kemi taku kryetarin e BSPK-së dhe i kemi thënë që paketa është gati dhe do ta alokojmë bashk. S’kemi marrë përgjigje, dhe pasi e kemi bërë publike paketën SBASHK-u ka thënë që nuk është bërë në konsultim me ne, të cilën gjë e refuzojmë. Përtej paketës, pagesa prej 50 euro deri në muajin dhjetor, dhe nëse vazhdon inflacioni ne do të marrim vendim që do ta vazhdojmë sërish për aq sa ka inflacion”, tha ndër të tjera, Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori