LAJMI I FUNDIT:

Murati: Me ridefinim të kufijve forcohet shteti i Kosovës (Video)

Murati: Me ridefinim të kufijve forcohet shteti i Kosovës (Video)

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se ridefinimi i kufijve forcon shtetin e Kosovës dhe bashkon shqiptarët.

Murati, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka shprehur mbështetjen e tij për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë me  marrëveshje duke thënë se “vetëm ndryshimi i kufijve me dhunë sjell luftë”.

Ai ka thënë se versionet tjera të zgjidhjes janë shumë më të dhimbshme se lëvizja e kufijve.

“Me Asociacionin me kompetenca ekzekutive, ne bëjmë një shtet ku pakica prej 5%, çdo herë ka në dorë çelësin e stabilitetit të këtij shteti”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), ka thënë se ndjehet i befasuar me ata “që gëzohen që u varros ideja e shkëmbimit të kufijve”.

“Po gëzohen njerëzit që u varros ideja që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës? Si është e mundur që ne aq lehtë e harruam përgjegjësinë ndaj atyre shqiptarëve që kanë qenë pjesë e të gjitha proceseve historike në Kosovë?!”.

Murati ka thënë se me ndryshim të kufijve është e kundërta e atyre që po e thonë një pjesë e politikanëve dhe analistëve në Kosovë.

“Ata që flasin se po prishet shteti i Kosovës duke ri definuar kufijtë e Kosovës, unë po them që janë duke i ndryshuar tezat. Me ridefinim të kufijve ne forcojmë shtetin e Kosovës, sepse marrim pjesë e shqiptarëve dhe krijojmë një shtet funksional”, tha Murati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori