LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe MCC-ja diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjetikës

Kosova dhe MCC-ja diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjetikës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur në takim shefen ekzekutive të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit.

Sipas njoftimit, Murati ka shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim.


Ndërsa, Albright u shpreh se një investim i tillë në Kosovë po bëhet në kohën e duhur, duke konsideruar zhvillimet e fundit me krizën globale energjetike.

Me këtë rast, ministri theksoi se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projektit Kompakt, i cili është i një rëndësie tejet të veçantë për qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në vend, veçanërisht në diversifikimin e burimeve energjetike.

Albright shprehu gatishmëri të plotë për bashkëpunim të afërt drejt zbatimit sa më të shpejtë të marrëveshjes, dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në fushën e energjisë, siç edhe parashihet me programin Kompakt.

Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë amerikan, thuhet në njoftim. /Telegrafi/