LAJMI I FUNDIT:

Murati: Paga mesatare në sektorin publik vitin tjetër do të jetë 780 euro

Murati: Paga mesatare në sektorin publik vitin tjetër do të jetë 780 euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se të hyrat buxhetore gjatë periudhës janar – shtator 2023 janë rritur për 14.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se pas votimit në qeveri të projektligjit për ndarjet buxhetore, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.


Murati, tha se prioritet do t’i kushtohet sigurisë dhe mbrojtjes.

“Ky buxhet parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe parashihet të ndikojë te qytetari. Gjithashtu pritet të rritet edhe koeficienti i Ligjit të Pagave, nga 105 euro në 110. Kjo nënkupton që paga mesatare në sektorin publik të jetë rreth 780 euro bruto, apo të ketë edhe rritje të theksuar, krahasuar me rritjet paraprake. Pra nëse e marrin në një periudhë pesëvjeçare shihet se buxheti i pagave ka rritje për 30%”, tha Murati.

“Prioritet iu është dhënë fushës së mbrojtjes dhe sigurisë duke quar buxhetin për këta dy sektorë, pra për ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për Ministrinë e Mbrojtjes në 370 milionë euro në total” , u shpreh Murati.

Më tej, ai bëri të ditur se rritje të buxhetit ka edhe te kategoria e shpenzimeve kapitale, e cila vlerë është 860 milionë euro.

Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro
Lexo po ashtu Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro

“Sa i përket kategorive të tjera të shpenzimeve, tek kapitalet edhe aty ka një rritje, vlera është 860 milionë euro tek investimet kapitale, ndërsa tek pjesët tjera kryesisht është mirëmbajtur në nivele të përafërta, apo një rritje të lehtë tek kategoria mallra dhe shërbime dhe një tkurrje të lehtë tek subvencionet dhe transferet”, tha ai.

Ministri i Financave tha se do të ketë shtim të radhëve në polici dhe ushtri.

“Do të ketë rekrutim të 500 policëve të rinj dhe 600 ushtarakëve”.

Ai tha se në sektorin e arsimit do të ketë rritje 20% derisa në SHSKUK do të ketë ngritje pagash 25%.

Murati tha se do të përfundohen edhe disa investime kapitale që janë në proces apo do të ketë edhe projekte të reja.
“Janë rruga për Pejë, autostrada Prizren-Tetovë, zgjatja e autostradës deri te dheu i bardhë”, deklaroi Murati./Telegrafi/