LAJMI I FUNDIT:

Murati: Kurti të mos tallet me ne, nëse është kundër Asociacionit duhet të ketë opsion tjetër

Murati: Kurti të mos tallet me ne, nëse është kundër Asociacionit duhet të ketë opsion tjetër

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se nëse dikush është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të ketë një opsion tjetër në tryezën e bisedimeve. 

Nëse je kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të kesh opsion tjetër në tryezën e bisedimeve, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Murati thotë se nëse opsioni tjetër dëmton interesat e Kosovës mund të tërhiqesh nga këto qëndrime.


“Thashë unë jam kundër Asociacionit, por, ti duhet të jesh i sinqertë, nëse je kundër se ke një opsion tjetër nga fillimi e vendos në tryezën e bisedimeve kërkon që të zgjidhet më një parim tjetër. Ose nëse presioni është aq i madh sa mund ta dëmtojë Kosovën, mund edhe të tërhiqesh, pasi nuk bëhet kiameti nëse tërhiqesh për një moment nga një projekt që konsiderohet i dëmshëm”, ka thënë Murati në TV Dukagjini.

Murati duke ritheksuar se është kundër Asociacionit, ka shtuar se politikat populliste e kanë vendosur Kosovën në pozicion të pafavorshëm.

Ai ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk duhet tallet me ne, duke thënë se dialogu është prioriteti i tij i gjashtë apo i shtatë.

“Unë jam kundër Asociacionit dhe mendoj që do të ishte problematike për shtetin e Kosovës, për konsolidim e tij dhe funksionalitetin, por, që çështja  është se me këtë lloj politikanësh që kemi në krye e në përgjithësi që i kemi pasur në skenën politike. Kur ti nuk ki opsione tjera, kur ti nuk je aktiv, përkundër që një kohë ta gjatë na kanë lutur bashkësia ndërkombëtare cilat janë opsionet e tua, ata do tu kthehen opsioneve të cilat i ke nënshkruar.

Dhe do të thonë shiko ne patëm edhe opsione tjera patëm ripërcaktimin e kufijve e mundësi tjera ti i refuzove, por, ketë e keni obligim që nga viti 2013. Dhe ne vendosemi me këto politikat populliste në pozicion shumë të vështir, kur vetëm ti vendosësh në presion.

Ndërsa, zoti Kurti e ka pasur gjithë kohën e botës, prej kohës që është bërë kryeministër e të mos tallet me ne që thotë se bisedimet i kam çështje të gjashtë e shtatë prioritet, por, të thotë që i kam të parin dhe të futet në ofensivë siç i kërkonte në atë kohë zoti Escobar, pa vendosur kusht”, ka shtuar Murati. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mbështetet në udhëheqjen e SHBA-ve", Osmani tregon se çfarë i tha Donlad Trumpit në Paris

Lajme
Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Bukë, ujë dhe pashtetë – Demhasaj publikon ushqimin e policëve në veri

Lajme
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Aeroplani qeveritar ka defekt që nga 3 dhjetori, riparohet me pjesë të përdorura sepse më nuk prodhohen të reja për serinë “LearJet 60”

Aeroplani qeveritar ka defekt që nga 3 dhjetori, riparohet me pjesë të përdorura sepse më nuk prodhohen të reja për serinë “LearJet 60”

Lajme
Thaçi nuk komenton akuzat e reja, përmend zgjedhjet: Nuk paraqes rrezik politik për askënd

Thaçi nuk komenton akuzat e reja, përmend zgjedhjet: Nuk paraqes rrezik politik për askënd

Drejtësi
​Shqiptarët vazhdojnë përpjekjet për forcimin e pozitës së tyre në Ballkan

​Shqiptarët vazhdojnë përpjekjet për forcimin e pozitës së tyre në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori