LAJMI I FUNDIT:

Murati kundështon akuzat e Abdixhikut dhe Hotit për humbje në Trust: Njohuritë e LDK-së, të mjaftueshme vetëm për llogaritje kusuri

Murati kundështon akuzat e Abdixhikut dhe Hotit për humbje në Trust: Njohuritë e LDK-së, të mjaftueshme vetëm për llogaritje kusuri
Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kujtuar disa deklarata të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetit të kësaj partie Avdullah Hoti, lidhur me kursimet e Trustit.

Murati në një postim në Facebook, ka shkruar se para një viti Abdixhiku dhe Hoti kishin nisur një fushatë dezinformomi në lidhje me kursimet e Trustit dhe performancën e investimeve.


“Sipas logjikës së Abdixhikut e Hotit, Trusti do duhej t’i kishte humbur nja 180 milionë euro deri më sot, për një vit.  Por ja që koha, bashkë me performancën e investimeve në Trust, e tregon edhe njëherë se njohuritë e ekonomistëve të LDK-së janë të mjaftueshme vetëm sa për të llogaritur se sa duhet kthyer kusuri, por jo për gjëra më të thella”, ka shkruar Murati.

Abdixhiku kritikon qeverinë: Gjysmë milioni euro humbje në Trust, popullistët vazhdojnë rehatinë
Lexo po ashtu Abdixhiku kritikon qeverinë: Gjysmë milioni euro humbje në Trust, popullistët vazhdojnë rehatinë

Kujtojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kishte akuzuar Qeverinë se nuk po bën asgjë, për siç ka thënë ai, humbjen e vlerës së kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Ai përmes një statusi në rrjetin social në Facebook një vit më parë kishte shkruar se përderisa kursimet pensionale, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi

"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave

Mirjeta Hajzeraj
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px

Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px

Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë

Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë

Ekonomi
U hap panairi Horeca,

U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë

Elfije Boletini
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
Kalo në kategori