Komisioni shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi mbrojti punën e tij, të cilit i dha përkrahje edhe diplomacia ndërkombëtare. Grupi i ekspertëve të pavarur, shoqëria civile dhe një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, thanë se komisioni ka përdorë metodologji të gabuar për shënimin e vijës kufitare.
Murat Hoxha, paraardhës i Murat Mehës, në krye të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, thotë se kufiri nuk mund të jetë derivat i sipërfaqes, por sipërfaqja është derivat i kufirit.
Sipas tij, procesi nuk ka qenë transparent, kurse tani liberalizimi i vizave po kushtëzohet me miratimin e demarkacionit.
“Unë, në radhë të parë si inxhinier, menaxher, ekspert kadastral dhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, jam zotuar se në përfaqësimin tim do të kem parasysh dy parime themelore, ndërgjegjen personale dhe përgjegjësinë politike. Megjithatë, nga këto dy parime e dyta do të dominojë në vendimet e mia. Në disa raste të votimit në këtë legjislaturë kam thyer ndërgjegjen personale në favor të përgjegjësisë politike. Përkrahja e përcaktimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nga komisionit për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, nuk më bën të ndërgjegjshëm dhe as të përgjegjshëm, ngase ka shumë prova, të cilat e kundërshtojnë procesin në tërësi”, thotë Hoxha.
“Pas punës mbi dhjetëvjeçare të Komisionit për përcaktimin e kufijve administrativ të republikave dhe krahinave të ish-Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë, më 1958 është nxjerrë vendimi, ku përshkruhen kufijtë e republikave dhe krahinave, i miratuar nga Kuvendi i RPFJ dhe i botuar në gazetën zyrtare të ish-Jugosllavisë në po atë vit (1958)”, thotë Hoxha për ‘Kosova Sot’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore