LAJMI I FUNDIT:

Murati akuzon qeverisjet e kaluara për manipulim të buxhetit: Me qeverisjen Kurti të hyrat tatimore janë dyfishuar

Murati akuzon qeverisjet e kaluara për manipulim të buxhetit: Me qeverisjen Kurti të hyrat tatimore janë dyfishuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ndarë një grafik që tregon sipas tij se si është manipuluar buxheti i shtetit në qeverisjet e kaluara përmes kontrabandës.

Ai ka përdorur grafikonin për të treguar se sa ka qenë importi real i mallrave në Kosovë, duke e krahasuar atë me importin e deklaruar.

Sipas Muratit, importi i deklaruar në vitin 2015 ka qenë 2.63 miliardë euro, ndërsa importi real, duke përdorur të njëjtin trend si në vitet 2021-2023, ka qenë rreth 3.46 miliardë euro, duke zbuluar një diferencë prej 0.83 miliardë euro, që tregon nivelin e lartë të kontrabandës.


Ai thekson se ky import i kontrabanduar për vitin 2015 mund të ketë përfshirë mallra akcizorë, dhe se “TVSH-ja që nuk është mbledhur për këtë mall do të arrinte në 1.4 miliardë euro.”

Murati ka bërë të qartë se, gjatë periudhës 2008 e këtej, niveli i kontrabandës ka qenë shumë i lartë, dhe si rezultat i këtij fenomeni, shteti ka humbur të ardhura të konsiderueshme. “Nëse ky mall do të deklarohej, vetëm TVSH-ja do të ishte 1.4 miliardë euro,” shtoi ai.

Ministri ka përmendur gjithashtu ndikimin e ndarjes së kufijve të buxhetit pas marrëveshjes së Brukselit, duke përmendur se pas vitit 2013 dhe futjes së Listës Serbe në Qeveri, kontrabanda në veri të Kosovës ka arritur nivele alarmante.

“Pjesëmarrja e Listës Serbe në Qeveri krijoi një mekanizëm të zhvatjes dhe vjedhjes së buxhetit,” tha Murati, duke theksuar se kjo ka pasur ndikim direkt në ekonominë e vendit dhe në buxhetin e shtetit.

Në fund, ai theksoi se “me ardhjen e Qeverisë Kurti, lufta ndaj kontrabandës është bërë e pakompromis,” dhe se importi i deklaruar ka arritur nivelet e kërkuara, duke siguruar të ardhura të mjaftueshme nga taksat. Për këtë arsye, “të hyrat tatimore janë dyfishuar për vetëm 4 vjet qeverisje.” /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë

Kontrolloni portofolin tuaj: Shkaku gabimit në dizajn, mund të merrni deri në 750 euro për një monedhë

Botë
Pse hidratimi është më i rëndësishëm se kurrë gjatë dimrit – Ja si të kujdeseni për trupin tuaj!

Pse hidratimi është më i rëndësishëm se kurrë gjatë dimrit – Ja si të kujdeseni për trupin tuaj!

Ekonomi
Si të keni internet 5G gjatë udhëtimeve tuaja në mbarë Evropën?!

Si të keni internet 5G gjatë udhëtimeve tuaja në mbarë Evropën?!

Ekonomi
Takoni yjet e filmit “Troubleshooters” në Albi Mall dhe Cineplexx!

Takoni yjet e filmit “Troubleshooters” në Albi Mall dhe Cineplexx!

Ekonomi
Bitcoin arrin vlerën e 100 mijë dollarëve - kulmi i tij apo fillimi i një periudhe të re?

Bitcoin arrin vlerën e 100 mijë dollarëve - kulmi i tij apo fillimi i një periudhe të re?

Botë
Argo Drinks Showroom: Koleksion i përsosur për çdo shije

Argo Drinks Showroom: Koleksion i përsosur për çdo shije

Ekonomi
Kalo në kategori