Trajneri i futbollit, Ismet Munishi ka thënë se FFK duhet të kuptojë gjendjen emocionale të Gramoz Vokrrit, pas vdekjes së babait.

Munishi në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ka thënë se nga Agim Ademaj pritet një vazhdimësi e punës që ka bërë Fadil Vokrri.

“Jam për marrëveshje. Jam për konsensus. Jam për bashkim nuk jam për ndarje. Unë pres edhe nga Erolli edhe nga zoti Ademaj një sensibilizim për çështjen e Gramozit”

Trajeri i Vëllaznimit ka thënë se Gramoz Vokrri duhet kuptuar pas vdekjes së babait të tij.

“Gramozit i ka vdekur babai. Të gjithë jemi mërzitur. Ai ka pasur traumë. Duhet të kuptojmë edhe gjendjen e tij emocionale. Ma merr mendja që vetëm të bashkuar mund të ecim para”.

Munishi ka thënë se personalisht ka arritur suksese edhe me klube të ndryshme kur ka arritur t’i bashkojë grupet. Sipas tij nuk ecet para duke punuar kundër njëri tjetrit.

“Edhe në klubet ku unë kam shkuar, kam gjetur shumë probleme. Kur kam arritur të bashkojë njerëzit kam pasur sukses. Suksesi ynë është të bashkimi. Nuk mund të kemi sukses nëse punojmë kundër njëri tjetrit. Edhe si popull duhet t’i lëmë këto gjëra”, tha ndër të tjera Ismet Munishi./Telegrafi/