BE planifikon të zgjerojë prodhimin e municioneve deri në një 1 milionë sasi për të ndihmuar Ukrainën. Prodhuesit e armëve do të marrin për këtë deri në 1 miliardë euro.
Në muajt e fundit është raportuar shpesh, se Ukrainës po i mbaron municioni në luftë kundër agresorit rus.
Tani BE ka paraqitur një plan, i cili parashikon zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të armëve përtej 12 muajve të ardhshëm.
“Industria evropiane e mbrojtjes duhet të mendohet si të kalojë në prodhimin e ekonomisë së luftës”, është shprehur Thierry Breton, komisioner i BE për industrinë e mbrojtjes dhe tregun e brendshëm në Bruksel.
Bëhet fjalë për zgjerimin e prodhimit aktual, modernizimin e prodhimit e ngritjen e fabrikave të reja të prodhimit, ka thënë funksionari i lartë i BE.
Koncernet evropiane të armatimit, sipas planit të ri të BE do të marrin deri në 500 milionë euro nga buxheti i përbashkët i unionit.
Disa projekte të tjera do duhet të bashkëfinancohen nga vendet anëtare, e për to do të jenë në dispozicion edhe 500 milionë euro të tjera.
“Mendoj, se në 12 muajt e ardhshëm do të mund të zgjerojmë kapacitetet e prodhimit në Evropë me mbështetjen përkatëse deri në 1 milionë sasi municioni”, tha Breton pa përmendur, se sa i lartë është prodhimi aktual.
Ky është sekret i ruajtur i mirë.
Komisioneri i BE shpreson që propozimi të miratohet deri në qershor. Iniciativa e re e shtrirë për dy vjet do t’u mundësojë vendeve anëtare të marrin para nga fondi miliardësh i BE i rindërtimit pas coronavirusit.
Një plan me tri shtylla
Tek ky njoftim i BE bëhet fjalë për shtyllën e tretë të planit të vendeve anëtare në vlerë prej 1 miliard eurosh.
Shtylla e parë parashikon që vendet e BE të dërgojnë armë në Ukrainë nga rezervat e tyre e një pjesë e këtyre dërgesave do të zëvendësohet. Një procedurë që përdoret tanimë.
Estonia për shembull u kritikua, se me gjasë përdor fondet e përbashkëta të BE për të ripërtërirë rezervat e vjetra ushtarake, por Talini i hodhi poshtë kritikat.
Shtylla e dytë parashikon sigurimin e përbashkët të municionit për Ukrainën.
Këtu ka vonesa për shkak të përplasjeve politike në prapaskenë. Vendet e BE nuk kanë qenë të një mendimi, kur bëhej fjalë që porosi voluminoze të jepeshin tek koncerne armatimi jashtë BE.
Këtë javë ambasadorët e BE i sheshuan dallimet, sipas presidencës suedeze të BE dhe hapën rrugën për sigurimin e përbashkët të municionit.
BE nis një udhë të re
Që nga sulmi rus kundër Ukrainës, BE-së i është dashur të thyejë shumë tabu.
Evropa u krijua si projekt paqeje pas tmerrit të Luftës së Dytë Botërore, si pasojë përdorimi i përbashkët i armatimeve për rajone në luftë ishte i ndaluar.
Por shpërthimi i luftës në Ukrainë, para derës së BE dhe vendimi për të mbështetur Kievin në luftë kundër Moskës solli ndryshimin: U krijua një mekanizëm i re financimi për mbështetje masive ushtarake, jashtë buxhetit të BE.
“Duhet të pranojmë që BE ka nisur të përshkojë rrugë të reja”, thotë Camille Grand, nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme për DW.
“BE për herë të parë jep fonde të BE për mbështetjen e industrisë së mbrojtjes, jo për shkencë dhe zhvillim, por vërtet për mbështetjen e industrisë së armatimit”.
Megjithatë zgjidhje të shpejta nuk ka.
Sipas Grand, mbetet të pritet, nëse do të arrihet efekti i dëshiruar me këto fonde.
Rritja e prodhimit të armatimit është proces i vështirë, dihet se prodhimi i municionit është më i lehtë se ai i tankeve apo avionëve, por prodhimi është kompleks, me zinxhirë të komplikuar furnizimi dhe vështirësi në gjetjen e fuqisë së mjaftueshme punëtore me kualifikime përkatëse.
Sipas Grand, kapacitetet e prodhimit në BE nuk kanë qenë kurrë të lidhura me një luftë të madhe.
“Nocioni ‘ekonomi lufte’ është i ekzagjeruar, por e bën të qartë se duhet të ndryshohen shumë gjëra”.
Nga ana tjetër industria e prodhimit është e rezervuar, kur bëhet fjalë për rritje masive të kapaciteteve të prodhimit, të cilat shpejt pas përfundimit të luftës do duhet të reduktohen sërish.
Iniciativat e BE dhe NATO-s duan t’i japin një sinjal industrisë së armatimit, se investimi ia vlen , sipas Grand.
I përpin “ekonomia e luftës” fondet për luftën kundër varfërisë?
BE vërtet po ecën në rrugë të reja, po jo të gjithë janë dakord që fondet e BE që u parashikuan për të rimëkëmbur ekonomitë e BE pas pandemisë dhe mbështetur vendet më të varfra të BE, tani të përdoren për industrinë e armatimit.
Martina Michels, deputete e Parlamentit Evropian për Partinë E Majta kritikon këtë aspekt të planit të BE.
“Fondet strukturore të BE janë instrumentet tanë për investime afatgjata strategjike. Ato duhet të përafrojnë standardet jetësore të vendeve anëtare në të njëjtën kohë me ndryshimin strukturor të përshtatshëm me klimën. Në asnjë mënyrë ato nuk duhet të përdoren për armatim. Ekonomia e luftës nuk është as me qëndrueshmëri sociale, as ekologjike dhe as ekonomike”.
Thierry Breton kujton se vendet anëtare do të vendosin vetë si t’i përdorin investimet, edhe për shembull për të zgjeruar një fabrikë municionesh që vitet e kaluara kishte reduktuar prodhimin.
“Tek financimi duhet të veprohet shpejt, që industria të rrisë prodhimin”, kërkon komisioneri i BE. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamje të lirimit të tri pengjeve të para izraelite nga Hamasi
Tre ministra të ekstremit të djathtë dhanë dorëheqjen nga qeveria izraelite për shkak të marrëveshjes së armëpushimit
Ambasadori gjerman në SHBA paralajmëron se Trump dëshiron të ripërcaktojë rendin kushtetues
Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?
Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së
Ministri izraelit i Financave thotë se do të 'rrëzojë qeverinë' nëse Izraeli nuk pushton Gazën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta