Mungojnë afër 20 mijë punëtorë në RMV, sektori i ndërtimtarisë në krizë
Kushtet për punë, pagat më të mira, kanë bërë që një numër i madh i punëtorëve të ndërtimtarisë të zgjedhin Evropën apo edhe vendet e rajonit, situatë kjo që ka bërë që Maqedonisë së Veriut t’i mungojnë nga 15.000 deri 20.000 punëtorë në sektorin e ndërtimtarisë.
Për ta bërë të keqen më të madhe, edhe shteti nuk është që përkujdeset për punëtorët në sektorin e ndërtimit, pasi projektet më të mëdha ua jep kompanive të huaja, ndërsa punëtorët i trajton si punëtor sezonal me paga të ulëta, thonë nga sektori i ndërtimtarisë.
Sipas tyre dalja nga kjo situatë duhet të kërkohet në një zgjidhje sistematike, e cila do të mundësojë trajnimin e stafit, rikualifikim të menjëhershëm të papunëve për të cilët nuk mund të sigurohet punë, si dhe të mundësojë importin e kuadrove profesionale dhe inxhinierike.
“Që të sigurohet kuadro për këtë sektor, duhet që të punohet në mënyrë strategjike. Hapja e tregut të punës për të importuar punëtorë është një zgjidhje, por gjërat po ecin ngadalë dhe po humbasim konkurrencën me vendet e rajonit. Në Serbi dhe Bullgari, e deri diku edhe në Shqipëri, objektet afariste dhe banesore kanë çmime shumë më të larta, ndaj punëtorët mund të paguhen shumë më mirë se këtu”, tha Ivica Jakimoski, kryetar i Odës së Ndërtimtarisë. Ai se vlerëson se me “Ballkanin e Hapur” kriza me stafin dhe konkurrenca do të thellojë krizën në sektorin e ndërtimit, pasi kushtet për punë dhe të ardhurat e vendeve tjera të këtij projekti do të bëjnë që në periudhën e ardhshme të ketë një largim shtesë të stafit.
Të dhënat tregojnë se tek ndërtuesit turq të cilët ndërtojnë në vend, dhe tek disa kompani vendase janë rreth 4.000 punëtorë të importuar. Andrea Serafimovski nga Oda e Ndërtimtarisë thotë se edhe politika e shtetit ndikon në gjendjen në ndërtim, pasi e njëjta për një kohë të gjatë është e fokusuar më shumë në sociale sesa në zhvillim.
“Problemi kryesor është se kompanitë tona po vdesin gradualisht, dhe vendet po i zënë kompanitë e huaja, gjë që të jep përshtypje se dikush po dëshiron që ngadalë ta shemb sektorin e ndërtimtarisë. Kompanitë e huaja i trajtojnë punëtorët si sezonal, pa asnjë përfitim dhe kjo pasiguri i bënë ata të kërkojnë kushte më të mira dhe të shkojnë jashtë vendit. Derisa produktiviteti në vendet e BE-së është 97.000 dollarë për person, tek ne është 45.000 dollarë. Kjo tregon se cila është gjendja dhe ku të dërgon”, tha Serafimovski.
Që problemi do të thellohet edhe më shumë gjatë viteve të ardhshme edhe me personelin inxhinierik e tregon fakti që në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit çdo vit ka më pak studentë. Goran Markovski profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë thotë se për cilësinë e ndërtimit është e nevojshme që në vend të ketë kuadro cilësore.
“Shteti nuk mundet që të mbështetet vetëm tek inxhinierët dhe kompanitë e huaja, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për ndërtimin e ndërtesave të reja, por edhe për mirëmbajtjen e tyre, kontrollet, rinovimet etj. Kjo kërkon personel vendas. Supozoj se për të gjithë është e qartë se funksionimi i shumë institucioneve dhe ndërmarrjeve publike pa inxhinierë ndërtimi është i pamundur”, tha Markovski.
Ndërsa për arkitektin Nikolla Velkovski në fillim duhet të përpiqemi të zgjidhim problemin me kuadrot përmes kualifikimit dhe rikualifikimit e të papunëve.
“Kemi 110 mijë të papunë, dhe për disa prej tyre nuk do të krijohet punë, për këtë arsye duhet që ata të stimulohen për rikualifikim në punë të caktuara dhe të punësohen. Shteti duhet të ketë një strategji për të inkurajuar të rinjtë të mësojnë zanate, pasi jo gjithmonë është e mundur të gjesh punë me arsim të lartë. Sa i përket stafit inxhinierik, përveç reduktimit të numrit të studentëve, disa prej tyre kur mbarojnë, ose largohen, ose ri-kualifikohen në informatikë dhe punojnë në atë drejtim”, tha Velkovski duke shtuar se ideja për të importuar punëtorë nga jashtë është e rrezikshme për cilësinë e ndërtimeve.
Nga ana tjetër, sindikatat thonë se përveç pagës dhe kushteve punëtorët largohen edhe për shkak të mungesës së punës në kompanitë e vendit që pamundëson rritjen e pagave.
“Të gjitha projektet e mëdha shteti ua jep kompanive të huaja. Kompanitë tona nuk kanë projekte të mëdha që të mundësojnë rritje të pagave. Të dhënat janë alarmante dhe ne si sindikatë po përgatisim një raport të detajuar për këtë situatë i cili do të publikohet së shpejti. Fakti që në këtë periudhë janë larguar 12.600 punëtorë flet shumë”, tha Ivan Peshevski kryetar i Sindikatës së ndërtimtarisë./Koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lëvizte me makinë i armatosur, arrestohet në Vorë 43-vjeçari nga Shkodra
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t’i vënë në kontroll
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e “Ozempic” pa recetë të mjekut – Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur