ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Banorët e fshatit Mazhiq kanë bërë ankesë në drejtim të Komunës së Mitrovicë për mungesën e ujit të pijshëm, gjendja e cila po vështirëson jetesën e tyre.

Sipas një postimit në rrjetin social Facebook, në Mazhiq kanë jetuar rreth 50 familje, kurse sot kanë mbetur më pak se 10 familje shkaku i kushteve elementare për jetë.


"Shkolla fillore është mbyllur sepse nuk ka nxënës, nuk ka transport publik, tani edhe mungesa e ujit të pijshëm po e rëndon gjendjen", thuhet në njoftimin e fshatit.

Kushtrim Zeneli nga fshati Mazhiq, i cili njëherësh punon edhe në Ujësjellësin e Prishtinës, reagoi duke thënë se problemi ka ardhur si pasojë e daljes jashtë funksionit të pompave që furnizojnë fshatin me ujë.

Ai deklaroi se për vitin 2025 kanë qenë të planifikuara mjete për funksionalizimin e tyre, por punimet nuk janë realizuar, ndërsa aktualisht nuk ka buxhet të ndarë për këtë projekt.

Sipas Zenelit, çështja është diskutuar me akterët komunalë dhe po punohet për një zgjidhje të qëndrueshme, duke shtuar se, nëse është e nevojshme, do të kërkohet ndihmë edhe nga niveli qendror.

“Nuk kërkojmë më premtime apo arsyetime. Kërkojmë afate konkrete, vendime konkrete dhe veprime konkrete”, thuhet në reagimin e banorëve.

Banoret i bëjnë thirrje kryetarit Faton Peci dhe institucioneve që ta trajtojnë këtë çështje. /Telegrafi/