Shpeshherë kemi hasur në këshillën se duhet t’i pimë tetë gota ujë në ditë, të përkujdesemi që urina mos të merr ngjyrën e verdhët të mbylltë dhe të kufizojmë pijet me kafeinë sepse na dehidratojnë.
Këshilla të tilla ditore tregojnë se dehidratimi është problem i zakonshëm, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, një studim i ri i publikuar në The American Journal of Clinicial Nutrition tregon se funksioni i trurit mund të komprometohet nga vetëm një shkallë e vogël e dehidratimit.
Studime të mëhershme kanë zbuluar se nëse ka mungesë uji për rreth 2 për qind të peshës së trupit, atëherë kujtesa, përqendrimi dhe disponimi e pësojnë. Kjo ndërlidhet edhe me periudhat e zgjatura të aktivitetit fizik.
Duhet pasur parasysh se uji e përbën dy të tretën e trupit dhe është vlerë esenciale dhe e domosdoshme për të gjitha aspektet e funksionimit të trupit, përfshirë shpërndarjen e oksigjenit dhe vlerave tjera ushqyese, heqjen e produkteve të panevojshme, si dhe për rregullimin e temperaturës.
Rëndësia e vet shpeshherë ilustrohet edhe me atë se një person vdes përbrenda për tri deri në pesë ditë nëse nuk pinë ujë. Megjithatë, trupi mund të pësojë nga dehidratimi edhe shumë më herët para se të vijë deri tek vdekja.
Është fakt i pranuar se performanca e atletëve do të jetë më e dobët nëse humbin shumë lëngje.
Gjatë një ndeshje të vetme, një futbollist mund të vrapojë 12 kilometra ose më shumë dhe të humbë mbi 3 për qind të peshës së trupit. Nëse fillimisht kanë peshuar 75 kg, atëherë ata do t’i kenë humbur 2.25 kg – gjë që pasqyron në humbjen e gjysmë galloni me ujë.
Por, humbja e lëngjeve është karakteristike e përditshme e jetës dhe nuk ndodhë vetëm atëherë kur kemi aktivitet fizik. Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e ujit në trup fillon të ketë ndikime në trup shumë më herët para se të vijë deri tek 2 për qindshi i humbjes së lëngjeve që ndërlidhet me aktivitetet e stërzgjatura fizike.
Studimi, përmes aktiviteteve të ndryshme ka zbuluar se personat përjetojnë kujtesë dhe përqendrim më të dobët vetëm me humbjen e 0.22% të peshës së trupit, ndryshim i cili mund të ndodh gjatë ditëve të nxehta, kur jeni fizikisht aktiv ose kur nuk konsumoni mjaftueshëm ujë.
Veç kësaj, kur humbja e peshës së trupit kishte arritur në 0.72 për qind, pjesëmarrësit e studimit kishin raportuar të kenë më pak energji dhe të jenë më të shqetësuar.
Këto zbulime tregojnë se funksioni i trurit të të rriturve të shëndetshëm ndikohet edhe nga nivelet më të vogla të dehidratimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

Studimet tregojnë ditën kur ndodhin më shpesh sulmet fatale në zemër

Cilët tinguj dhe ngjyra mund t'i shqetësojnë fëmijët me autizëm

Gurët në tëmth dhe kanale të tëmthit - trajtimi bashkëkohor në Spitalin Amerikan
Virgjiniteti dhe himeni

Telegrafi

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë