LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e parasë, shkaktar i frikës

Mungesa e parasë, shkaktar i frikës

Të gjithë, herë pas here, kemi frikë. Është një frikë fizike e rrezikshme, ndihemi të nënçmuar në familje, në shoqëri


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Pasiguria financiare e prodhon frikën, prodhon zënka, bën çrregullime në jetën tonë familjare.

Ai person që nuk arrin ta përballojë këtë frikë, nuk është në gjendje të ballafaqohet me problemin, dhe për t’iu shmangur frikës, ngushëllimin e kërkon në alkool, në bixhoz, drogë etj., si pretekst për mbrojtje nga dështimet që të ballafaqohet me realitetin.

“Ata mendojnë se të tjera janë të pasur, të tjerët janë të lumtur, të tjerët janë fajtorë për skamjen” etj.

Pasiguria është faktor i mossuksesit. Faktorët shtesë për mossukses janë edhe reklamat televizive-propaganda që në çdo hap na njoftojnë për prodhimet e llojllojshme të mbështetura dhe të përkrahura nga bankat, nga kartelat kreditore të përkrahura edhe nga qeveria, mundohen të na bindin me prodhimet e veta.

Ne si popull lakmojmë dhe kërkojmë më shumë sesa që fitojmë, sesa që na premtojnë mundësitë, tona. Aty janë bankat që na dalin në “ndihmë” me moton “kartelet bankare janë mundësia e juaj, për kërkesat dhe ëndrrat e tuaja”.

Nuk jam kundër blerjes… Problemi qëndron kur për të bërë pagesën duhet të merret borxh/kredi. Paradoks është që ta rrisim standardin me anë të kredive-borxheve. Një gjë e tillë është shumë e rrezikshme dhe të çon në humnerë.

Blerja nganjëherë na bëhet shprehi, e cila ndikon negativisht dhe na varfëron xhepin tonë. Blerja e panevojshme, e paplanifikuar, blerja për ta imituar tjetrin, është shumë e rrezikshme.

Meshkujt harxhojnë më rrallë, por kur blejnë, blejnë më shtrenjtë, shumë më shumë shpenzojnë në vetura, në muzikë, në rroba, me shokë nëpër kafene, kurse femrat janë të prira të harxhojnë më shpesh, por shpenzojnë më pak, kryesisht në rroba, këpucë, çanta, ar, për shtëpinë, për fëmijët, etj.

Nëse në një moment jeni të lumtur, ajo reflektohet në fytyrat tuaja. Kjo lë të kuptojmë se jeni financiarisht të suksesshëm.

Harxhimet e kota janë para që përfundojnë në xhepat e tregtarëve, kurse bankat që sot gjenden në çdo kënd, u joshin me para/ kredi.

Njerëzit normalisht lakmojnë dhe marrin borxh për të blerë rroba që ndoshta i keni në dollap. Kur arrini në shtëpi, shikoni pak dollapin, apo paketat në tavan a në garazh, dhe do të gjeni sasi të mëdha të rrobave që ndoshta vetëm një herë i keni përdorur, ndërkohë që i keni blerë rrobat duke u joshur nga reklamat televizive apo rastësisht i keni hasur në ndonjë qendër tregtare.

Njerëzit e pasur nuk harxhojnë para pa menduar dhe pa vend. Ata e dinë se sa rëndë është të fitohet, sa lehtë është të shpenzohet, se si duhet që paratë të shpenzohen.

Këto blerje të panevojshme, ndonëse në një moment na bëjnë të ndihemi sikur jemi të lumtur, në realitet na zhytin edhe më shumë në borxh. Por, kur na kujtohen gabimet që kemi bërë, neve na shtohen brengat dhe sëmundjet. Edhe më keq është se zhytemi nga gabimi në gabim.

Lufta në mes parasë, lufta në mes financave është e rrezikshme. Duhet ta dish në anën e kujt je, interesin e kujt e mbron. Kjo lojë është e rrezikshme dhe duhet pasur parasysh që të mos bësh autogol. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori