LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e kuorumit në Kuvend shtynë plotësimin e Ligjit për Automjete

Mungesa e kuorumit në Kuvend shtynë plotësimin e Ligjit për Automjete

Kuvendi i Kosovës në seancën e ditës së mërkurë ka miratuar shqyrtimin e parë të Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, mirëpo kuorum nuk ka pasur për plotësimin e Ligjit për Automjete, meqë Partia Socialdemokrate ka deklaruar se nuk merr pjesë në votim.

Në pikën kur u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, Dardan Sejdiu i PSD-së, tha se kjo parti nuk e voton amendamentin i cili e rrit kufizimin e vjetërsisë për importin e veturave.


“Jemi kundër amandamentit i cili e heq kufizimin e vjetërsisë, apo e rrit kufizimin e vjetërsisë për importin e veturave. Rrjedhimisht po u informoj që ne në këtë ligj nuk marrim pjesë në votim”, tha ai.

Sot vazhdimi i seancës, në rend dite votimi i rezolutës për dialogun
Lexo po ashtu Sot vazhdimi i seancës, në rend dite votimi i rezolutës për dialogun

Kuvendi i Kosovës në muajin korrik 2018 me 37 vota për, 11 kundër dhe 13 abstenime ka miratuar në parim ndryshimin e Ligjit për Automjetete që kërkohet heqja e kufizimeve për import të veturave më të vjetra se dhjetë vite.

Deputetët votojnë për importimin e veturave të vjetra
Lexo po ashtu Deputetët votojnë për importimin e veturave të vjetra

Në këtë seancë u miratua edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Efiçiencë të Energjisë. /Telegrafi/