LAJMI I FUNDIT:

Deputetët votojnë për importimin e veturave të vjetra

Deputetët votojnë për importimin e veturave të vjetra

Kuvendi i Kosovës me 37 vota për, 11 kundër dhe 13 abstenime ka miartuar në parim ndryshimin e Ligjit për Automjetete që kërkohet heqja e kufizimeve për import të veturave më të vjetra se dhjetë vite.

Lidhur me këto ndryshime kishte reaguar Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane që kanë kundërshtuar largimin e kufizimit.


OEK kundër importit të veturave të vjetra
Lexo po ashtu OEK kundër importit të veturave të vjetra

Sipas tyre, lirimi i dioksidit të azotit, në veçanti nga makinat e vjetra me naftë është shndërruar në një sfidë me përmasa botërore dhe thirrjet e organizatave botërore të ndryshme për ta ndaluar janë të shumta, shkruan Telegrafi.

OEAK: Kuvendi të mos e miratoj lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vite
Lexo po ashtu OEAK: Kuvendi të mos e miratoj lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vite

Nga 1 janar i këtij viti të gjitha veturat e kategorisë më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit “Euro 4” nuk kanë mundur të zhdoganohen brenda territorit të Kosovës.

Kufizimet ulën importin e veturave të vjetra
Lexo po ashtu Kufizimet ulën importin e veturave të vjetra

Kjo ishte bërë për shkak të kufizimeve ligjore në import dhe për të ruajtur ambientin nga lirimi i gazrave të makinave. Zyrtarët e Doganave të Kosovës kanë treguar se në pjesën e parë të vitit 2018, ka pasur rënie të importit të veturave të vjetra. /Telegrafi/