Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), i është bashkëngjitur zërave që kundërshtojnë lejimin e importit të veturave të vjetra në Kosovë.
OEK ka bërë të ditur se është duke përcjell me shqetësim disa deklarata dhe kërkesa të deputetëve të Parlamentit të Kosovës që kërkojnë heqjen e kufizimeve për import të veturave më të vjetra se 10 vite.
“Paradoksi qëndron në faktin që derisa në Evropë dhe vende të zhvilluara bëhet “luftë” dhe hartim i strategjive për të ndaluar tërësisht lëvizjen e veturave nëpër qendra të mëdha dhe në veçanti ndalimin e veturave diesel, në Kosovë ndodh e kundërta ku krahas kaosit ambiental që mbretëron, nga deputetet kosovar kërkohet që Kosova të shndërrohet në deponi të mbeturinave pa pasur parasysh faktin e dëmit që u shkaktohet qytetarëve, por edhe sigurisë në komunikacion ku jemi dëshmitarë që po thejmë rekorde të aksidenteve, madje edhe me fatalitet e një ndër arsyet është edhe mos siguria në rrugë dhe vjetërsia e veturave”, thuhet në reagimin e OEK-ut për media shkruan Telegrafi.
Sipas tyre, lirimi i dioksidit të azotit (NO2), në veçanti nga makinat e vjetra me naftë është shndërruar në një sfidë me përmasa botërore dhe thirrjet e organizatave botërore të ndryshme për ta ndaluar janë të shumta.
“Derisa në Kosovë flitet për harmonizim të ligjeve me acquis communautaire është për habi një kërkesë e tillë nga deputetet e Parlamentit të Kosovës dhe atë në emër rë popullit. Implikimet buxhetore kanë qenë evidente në buxhetin e të hyrave të vitit të kaluar nga ndalja e importit të veturave të vjetra, por duhet të kemi performancë më të madhe në luftë kundër informalitetit dhe ekonomisë së kriminalizuar nga të gjithë akterët relevant me qëllim të mbulimit të këtij vakumi buxhetor e jo shëndeti i qytetarit dhe siguria në rrugë të jenë instrument për arritjen e objektivave buxhetore”, thotë OEK-u. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
LISTA
Sa kushton Kontrata Kolektive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore