LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e gjumit jua dëmton rëndë shëndetin

Mungesa e gjumit jua dëmton rëndë shëndetin

Në botën moderne Perëndimore, mungesa e gjumit është dukuri e zakonshme. Sidoqoftë, hulumtimet e reja tregojnë se kjo dukuri shkakton rrezik serioz shëndetësor.

Në SHBA, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve kanë vlerësuar se përgjatë shekullit të fundit njerëzit kanë humbur 1.5 deri në 2 orë gjumi si pasojë e sistemit të jetës, dhe më shumë se gjysma e popullatës bën më pak se gjashtë orë gjumë brenda nate, transmeton Telegrafi.

Rreziku kryesor qëndron mbi faktin se shumë pak njerëz kanë njohuri rreth efekteve afatgjate që i sjell privimi nga gjumi.

Një studim i ri, i publikuar në revistën “Sleep”, tregon se ne jemi më të prekshëm ndaj gripit dhe sëmundjeve tjera kur jemi të lodhur – e veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Studimi, i cili ka eksploruar efektet e mungesës së gjumit, ka krahasuar mostrat e gjakut të njëmbëdhjetë binjakëve identikë, por me orar të ndryshëm të gjumit.

Hulumtimi ka treguar se mungesa e gjumit ka rezultuar në sistem të depresuar të imunitetit.

Shkencëtarët kanë parë se mungesa e gjumit e ndalë veprimin e sistemit të imunitetit të qarkullimit të qelizave të bardha të gjakut.

“Ne duam të tregojmë se sistemi i imunitetit funksionon më së miri kur njeriu bën gjumë të mjaftueshëm”, ka treguar Nathaniel Watson, udhëheqës i studimit.

Vlen të ceket se ekspertët shëndetësorë rekomandojnë t’i bëni të paktën shtatë orë gjumë gjatë një nate për t’i gëzuar përfitimet shëndetësore të gjumit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori