LAJMI I FUNDIT:

Mundësitë e portit të Durrësit prezantohen në Maqedoni

Mundësitë e portit të Durrësit prezantohen në Maqedoni

Në Odën ekonomike të Maqedonisë sot do të mbahet prezantimi i potencialeve dhe mundësive për shfrytëzimin e shërbimeve të portit në Durrës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tv21 bën të ditur se qëllimi i prezantimit është njoftimi i subjekteve ekonomike me potencialet dhe mundësitë që i ofron porti në Durrës, si port i dytë më i afërt detar për nevojat e ekonomisë së Maqedonisë, e në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit për shfrytëzimin e tij më të madh.


Prezantimin do ta realizojë ekipi profesional nga porti i Durrësit, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, Gazmend Shalsi./Telegrafi/