LAJMI I FUNDIT:

Mundësit Edon dhe Egzon Shala marrin mbështetje nga MKRS

Mundësit Edon dhe Egzon Shala marrin mbështetje nga MKRS

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot (e hënë) dy memorandume bashkëpunimi me mundësit, Edon dhe Egzon Shala, për shpenzimet e përgatitjeve të sportistëve në fjalë për Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’.

Në bazë të memorandumit parashihet që sportistët të përfitojnë nga 10 mijë euro secili, thuhet në një njoftim të Ministrisë.


Memorandumi bëhet me qëllim të mbështetjes financiare për përgatitjen e sportistëve si kandidatë potencialë për arritjen e normës dhe rezultateve kulmore për pjesëmarrje në “Tokio 2020”.

Mjetet financiare mundësit do t’i shfrytëzojnë për akomodim, stërvitje dhe ushqimet specifike që janë të parapara për sportistë.

Ministri Gashi tha se me këtë përkrahje të drejtpërdrejtë për dy mundësit, MKRS-ja po tregon se gjendet gjithmonë pranë sportistëve që kanë talent dhe tregojnë gatishmëri për të arritur suksese dhe rezultate në sportet e tyre përkatëse.

Mundësit Edon dhe Egzon Shala e falënderuan ministrin dhe MKRS-në për këtë mbështetje dhe u zotuan se do të japin maksimumin për të prezantuar veten, por edhe shtetin e Kosovën në mënyrën sa më të mirë të mundshme në garat ndërkombëtare në të cilat do të marrin pjesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori