LAJMI I FUNDIT:

Mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 500 punëkërkues

Mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 500 punëkërkues

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), shpall të hapur Programin e Subvencionimit në Pagë dhe Trajnim në Punë për vitin 2019, për punëkërkuesit e regjistruar në Zyrat e Punësimit në të gjitha komunat e Kosovës.

Nëpërmjet programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnimit në Punë do të mbështeten mbi 500 punëkërkues të papunë, me fokus personat e riatdhesuar.


“Krijimi i mundësive për punësim për punëkërkuesit në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në periudha afatgjata si dhe ofrimi i mundësisë së trajnimit për punëkërkuesit e papunësuar që kanë nivel të ulët arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës janë objektivat e këtyre dy skemave”.

Afati i aplikimit është i hapur nga data 14 deri 28 shkurt 2019. Ftojmë punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit, apo të vizitojnë faqet: www.mpms.rks-gov.net dhe http://aprk.rks-gov.net, ku edhe mund të shkarkohen formularët e aplikimit, të cilët duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Punësimit në komunën tuaj. /Telegrafi/