LAJMI I FUNDIT:

Mundësi për shkollim të lartë në Turqi

Mundësi për shkollim të lartë në Turqi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivlicim Kiliç, ka nënshkruar protokollin zbatues të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë ndërmjet Ministrisë dhe Këshillit për Arsim të Lartë.

Ai ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jetojnë në Kosovë.


“Ky protokoll, veç tjerash ka për synim përcaktimin e vendosjes së pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar, si dhe ndarjen e bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm në Kosovë dhe që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë në Turqi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Kivlicim Kiliç, kam nënshkruar protokollin zbatues të Memorandumit të Bashkëpunimit (MB) në fushën e arsimit të lartë ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Këshillit për Arsim të Lartë.

Falënderova ambasadoren për mbështetjen e arsimit në Kosovë, në veçanti arsimimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve të komunitetit turk që jetojnë në Kosovë, njëherësh theksova se ndër prioritetet kryesore të MAShT është gjithëpërfshirja në arsim, krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë përfshirë këtu edhe fëmijët e komuniteteve jo shumicë.

Ky protokoll, veç tjerash ka për synim përcaktimin e vendosjes së pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar si dhe ndarjen e bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm në Kosovë dhe që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori